Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA vendos sanksione ndaj 38 oligarkëve

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Administrata e Presidentit Donald Trump shpalli të premten sanksione të gjera kundër 38 individëve dhe kompanive ruse, në kuadrin e një asaj që zyrtarët e lartë të administratës e cilësuan si përgjigje ndaj “prirjes ruse për aktivitete keqdashëse” në gjithë botën.

Sanksionet do të vendosen ndaj shtatë oligarkëve rusë, përfshirë Oleg Deripaskën, një manjat të aluminit dhe aleat i afërt i presidentit rus Vladimir Putin dhe 12 kompanive që ata kanë në pronësi ose i kontrollojnë. Në shënjestër të tyre do të jenë gjithashtu edhe 17 zyrtarë të lartë rusë dhe një kompani shtetërore për tregtimin e armëve.

Zyrtarët amerikanë thonë se sanksionet “nuk janë në përgjigje të një veprimi apo çështjeje të vetme”, por kanë si objektiv të jenë kundërpeshë ndaj “prirjes së vazhdueshme dhe gjithnjë e më arrogante të veprimtarive të qeverisë ruse në gjithë botën”.

Duke informuar gazetarë, zyrtarët përmendën pushtimin e Krimesë nga Rusia, destabilizimin e Ukrainës lindore, mbështetjen për qeverinë siriane të Bashar al-Assadit, “aktivitetin e vazhdueshëm keqdashës kibernetikë” të Moskës dhe “sulmet e vazhdueshme të Rusisë për të sabotuar demokracitë perëndimore”.

“Elitat nuk janë të zhveshura nga përgjegjësia për veprimet e qeverisë ruse”, tha një zyrtar amerikan, duke shtuar se oligarkët rusë duhet ta përdorin ndikimin e tyre “për t’i dhënë fund ciklit të destabilizimit të aktivitetit rus në gjithë globin”.

Zyrtari tha se oligarkët kanë “nxjerrë përfitime masive nën regjimi e Putinit dhe luajnë një rol kyç në programin e tij keqdashës”.

Anders Aslund i Këshillit të Atlantikut i tha shërbimit gjeorgjian se njerëzit në listën e sanksioneve, mendohet ta kenë bërë pasurinë nga lidhjet me Presidentin Putin.

“Në thelb do të thotë që këta persona nuk do të bëjnë dot biznes përmes sistemit bankar amerikan, në dollarë dhe kjo është serioze”.

Sanksionet do të bllokojnë të gjitha pronat e oligarkëve që janë nën juridiksionin amerikan dhe amerikanëve do t’u ndalohet në përgjithësi që të bëjnë biznes me kompanitë dhe personat mbi të cilët po vihen sanksione, thanë zyrtarët.

Por zoti Aslung thotë se mënyra më efikase për të dëmtuar Presidentin Putin dhe rrethin e tij, është që të goditen dhe të ngrihen pronat e tyre në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, që mundësohen pasi këto dy vende lejojnë pronësi anonime.

“Shtetet e Bashkuara lejojnë pronësi anonime në shkallë masive dhe nga informacionet tona, ka rusë që kanë 20-30 shtresa kompanish fantazma mbi njëra-tjetrën dhe paratë dalin përmes Qipros ku ka disa kompani fantazie, dhe pastaj në Ishujt e Virgjër të Britanisë ku ka disa kompani të tjera të tilla, pastaj në Ishujt Kaiman dhe më në fund në Wilmington të Delauerës, ku një ndërtesë e vetme ka 200 mijë kompani të regjistruara”.

 

Sanksionet e fundit vijnë pasi Britania, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të NATO-s dëbuan mbi 150 diplomatë rusë, në shenjë solidariteti për helmimin me një agjent nervor të ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia në Britani.

Britania ka fajësuar Rusinë për helmimin. Rusia ka mohuar të ketë rol dhe ka dëbuar një numër të njëjtë diplomatësh perëndimorë./Faktor.al

Tags: 38oligarkëvesanksioneSHBAvendos

TË LIDHURA

Bota

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026
Bota

Helikopter ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së Hormuzit, droni shpëton dy pilotët

17:58 | 09/06/2026
Bota

Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

17:56 | 09/06/2026
Next Post

Humbja me Kukësin fatale, Kamza shkarkon trajnerin

Diplomati Vuçiç mposhti luftëtarin Thaçi

Rama nuk u beson bashkive, kontrollon vetë buxhetet e ujësjellësve







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

by mirseda
21:46 | 09/06/2026
0

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, u ka kërkuar forcave të huaja të largohen nga Ngushtica e...

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026

Rama në 35-vjetorin e PS: Do thonë blogerët, i iku goja këtij

21:18 | 09/06/2026

Rama: Kur erdhëm në pushtet s’kishte flamingo, pelikani kaçurrel u masakrua

21:05 | 09/06/2026

Balluku nga Fieri: Ky është kryeqyteti i PS, në maj 2025 shkruam historinë

21:00 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com