Bota

SHBA ultimatum Turqisë, e vendos përballë dy zgjedhjeve

               Publikuar në : 22:23 - 09/06/19 Enno

Washingtoni zyrtar i ka dërguar një ultimatum Turqisë, duke e vendosur përballë dy zgjedhjeve, të vazhdojë me blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400, ose ta pezullojë atë për të blerë 100 avionët luftarakë amerikanë F-35.

Ndërkohë që për të vendosur në lidhje me këtë çështje, Patrick Shanahan i jep kohë homologut të tij të marrë vendim deri në fund të korrikut. “Turqia nuk do të marrë F-35-at, nëse merr S-400-at. Keni ende mundësinë për të ndryshuar kursin për S-400-ën”.

Pentagoni ka argumentuar se nëse avionët F-35 fluturojnë brenda rrezes së radarëve të sistemit S-400, rusët mund të grumbullojnë fshehurazi informacione për pjesë të veçanta të avionëve ushtarakë amerikanë.

Megjithatë Presidenti turk Regep Taip Erdoan e ka bërë të qartë vendosmërinë për t’a çuar deri në fund instalimin e sistemit rus të mbrojtjes ajrore në Turqi. Erdoan është shprehur më herët se amerikanët nuk kanë qenë të gatshëm për t’u shitur turqve sistemin raketor “Patriot”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT