Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë një shtesë për të ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër pandemisë.
Përmes një postimi në Facebook, Ambasada e SHBA njofton se Shqipëria ka përfituar një fond prej 346,000 dollarësh.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID/Albania, ka dhënë një shtesë fondesh prej 346,000 dollarësh për të ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër pandemisë. Këto fonde ishin shpallur më parë si pjesë e angazhimit mbi 11 milionë dollarë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për luftën kundër pandemisë COVID-19 në mbarë botën”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.