E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

SHBA-të do të blejnë 500 milionë vaksina Pfizer për t’i ndarë me vendet e tjera

Shtetet e Bashkuara do të blejnë 500 milionë doza të tjera të vaksinës Pfizer për COVID-19 për t’i ndarë falas në 92 vende me të ardhura më të ulëta dhe në vendet e Bashkimit Afrikan gjatë vitit të ardhshëm përmes aleancës globale COVAX, tha një person me njohuri mbi këtë çështje.

Presidenti Joe Biden ka në plan ta bëjë njoftimin të enjten në një fjalim para fillimit të takimit të Grupit të Shtatëshes. Dyqind milionë doza – të mjaftueshme për të vaksinuar plotësisht 100 milionë njerëz – do të ndahen këtë vit, ndërsa pjesa tjetër do të dhurohet në gjysmën e parë të vitit 2022, tha i njëjti burim për agjencinë Associated Press.

Këshilltari për sigurinë kombëtare Jake Sullivan u tha gazetarëve të mërkurën se presidenti Biden ishte i përkushtuar për ndarjen e vaksinave sepse kjo ishte në të mirë të shëndetit publik dhe interesave strategjike të Shteteve të Bashkuara. Ndërsa Presidenti Biden ndërmori udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, ai po synon të tregojë “se demokracitë janë vendet që mund të japin zgjidhjen më të mirë për njerëzit kudo që ndodhen”.

“Siç tha presidenti në fjalimin e tij në seancën e përbashkët në Kongres, ne ishim”arsenali i demokracisë “në Luftën e Dytë Botërore,” tha zoti Sullivan. “Ne do të jemi” arsenali i vaksinave “gjatë kësaj periudhe për të ndihmuar në dhënien fund të pandemisë”.

Lajmi për planin e ndarjes së vaksinave Pfizer u konfirmua për agjencinë Associated Press nga një person me njohuri për këtë çështje, i cili foli në kushte anonimiteti përpara njoftimit zyrtar të presidentit. Lajmi u raportua për herë të parë nga gazeta Washington Post.

Lexo edhe :   Biden firmos, festa e re në SHBA, “Juneteenth” për përfundimin e skllavërisë

Njoftimi vjen një javë pasi Shtëpia e Bardhë parashtroi planet e saj për të dhuruar një shumë fillestare prej 25 milionë vaksinash jashtë vendit, kryesisht përmes programit COVAX të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, duke premtuar vaksina për Amerikën e Jugut dhe atë Qendrore, Azinë, Afrikën dhe vende të tjera, ndër to edhe Kosovën, në një kohë mungesash të dukshme të vaksinave jashtë vendit.

Lexo edhe :   Kim Jong Un: Koreja e Veriut të përgatitet për dialog dhe përballje me SHBA-të

Në total, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar planet për të ndarë 80 milionë doza në botë deri në fund të qershorit, shumica përmes programit COVAX. Zyrtarët thonë se një e katërta e dozave të tepërta të vendit do të mbahet rezervë për raste emergjente dhe se SH.B.A. do të ndajnë pjesën tjetër drejtpërdrejt me vendet aleate dhe partnere.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu u ka dërguar doza aleatëve duke përfshirë Korenë e Jugut, Tajvanin dhe Ukrainën.

Globalisht, prej fillimit të pandemisë janë shënuar më shumë se 3.7 milionë vdekje të konfirmuara nga COVID-19 dhe janë infektuar më shumë se 174 milionë njerëz./VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...