E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

SHBA: Shtohen rastet dhe vdekjet me Covid-19 mes të pavaksinuarve

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një rritje të rasteve dhe vdekjeve me COVID-19, që i atribuohet kryesisht variantit shumë ngjitës Delta të koronavirusit mes njerëzve të pavaksinuar.

Katër shtete me përqindje të ulëta vaksinimi ishin përgjegjës për 40% të rasteve të reja të javës së kaluar, por rastet janë shtuar në të 50 shtetet, thonë zyrtarët.

Dr. Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha të premten se javën e kaluar SHBA kishte një mesatare ditore prej 26,000 rastesh të reja. Ajo tha se bëhet fjalë për “një pandemi e të pavaksinuarve”. Po të premten, Presidenti Joe Biden i bëri jehonë komenteve të Dr. Walensky, duke thënë, “E vetmja pandemi që kemi është midis të pavaksinuarve.”

Ndërkohë, një grup këshilltarësh qeveritarë ndërkombëtarë thonë se janë të shqetësuar për planet e Anglisë për të hequr të gjitha kufizimet të hënën. Këshilltarët besojnë se kjo do ta linte Britaninë të ekspozuar ndaj varianteve të reja të koronavirusit, duke e shndërruar ndoshta në një vatër përhapjeje.

Shqetësimi po rritet për Lojrat Olimpike, pasi një person i paidentifikuar brenda Fshatit Olimpik u testua pozitiv për koronavirusin. Personi thuhet se nuk është sportist, por dikush nga jashtë që ndihmon në organizimin e lojërave.

Universiteti Johns Hopkinstha të shtunën se COVID-19 ka shkaktuar më shumë se 4 milion vdekje në shkallë globale. Më shumë se 189 milion raste janë konfirmuar./VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...