E mërkurë, 8 Korrik, 2020
29 C
Tirana

SHBA, protestat mund të sjellin një rritje të rasteve me COVID-19

Më të lexuarat

Macron shkarkon ministrin e Brendshëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner. Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas...

Berisha publikon denoncimin/ Veliaj vendos taksë për t’u futur në Parkun e Liqenit

Hyrja për në Parkun e Liqenit të Tiranës, është bërë me pagesë. Ndonëse më herët nuk është bërë publike një gjë e tillë, qytetarët...

I sekuestrohen tri llogari bankare me vlera marramendëse, policia i nxjerr emrin ‘bosit’ nga Fieri

Pas një hetimi disamujor është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vendosjen e konfiskimit të tri llogarive bankare...

“10 mijë euro shpërblim”, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për një person të rrezikshëm (FOTO)

Policia e Shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve, për të gjetur një person shumë të kërkuar. Bëhet fjalë për shtetasin Talo Çela, 49 vjeç, lindur...

Aktori i serialit ‘Sulejmani i madhërishëm’ dhunon partneren e tij (FOTO)

Edhe aktorët e serialeve kanë një jetë të trazuar, me plot të papritura. Angazhimet e tyre profesionale dhe produkti i tyre, i nxjerr më...

“U largova nga Shqipëria, do isha viktima e radhës”, ish-drejtuesi i policisë flet pa ‘doreza’

Shkëlqim Pepkolaj ka mbajtur postin e zv-drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit, por dhe detyra të tjera të rëndësishme në Policinë e...

Gent Cakaj shkarkon të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, i dërgon Metës emrin e ri

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, përfshi edhe ambasadoren. Një...

Situata shqetësuese në Shqipëri/ Mësuesja infektohet gjatë provimit të maturës

Koronavirusi po shtohet me ritme të frikshme. Situata në vendin tonë po njeh trend në rritje, e po kështu edhe bilanci i viktimave është...

Ndryshimi mes trupit të gruas dhe burrit: 8 fakte që duhet t’i dini

Trupi i gruas, ndonëse mund të përshkruhet gjerësisht si i butë dhe delikat, ndodh të durojë edhe dhimbjet e paimagjinueshme të lindjes. Por kjo...

“Jep dorëheqjen, nuk izolohemi”, protesta në Beograd kundër shtetrrethimit (FOTO)

Pas masave të shtetrrethimit që lajmëroi presidenti Vuçiç, për shkak të përhapjes së koronavirusit, mbrëmjen e djeshme në Beograd nisën protestat. Mijëra qytetarë zbarkuan në...

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë paralajmërojnë se mund të ketë një rritje të re të rasteve me koronavirus për shkak të protestave në vend, të nxitura nga vdekja e George Floyd, afrikano-amerikanit i cili humbi jetën ndërsa u ndalua nga policia në Mineapolis.

Mes protestuesve ka pasur nga ata që kanë vendosur maska, por shumë i kanë shmangur ato. Distanca fizike është e vështirë të ruhet në kushte normale, por është pothuajse e pamundur që të mbahet gjatë një proteste.

“Do të vazhdoj ta theksoj, pasi duket sikur kjo gjë ka shumë kohë që ka ndodhur. Jemi akoma në mes të një pandemie. Kemi akoma spitale në prag të kapërcimit të kapaciteteve që kanë për të mbajtur pacientë me COVID-19”, tha guvernatori i Minesotës Tim Walz për “Associated Press”.

Kryetarja e bashkisë së Atlantës Keisha Lance Bottoms vuri në dukje se pandemia po prek pakicat racore në një shkallë më të lartë.

“Ka ende një pandemi në Amerikë që po vret afrikano-amerikanët në një numër më të madh”, tha ajo, duke përmendur se kushdo që kishte marrë pjesë në protestë këtë fundjavë në Atlanta duhet të planifikonte që testohej ndaj COVID-19.

Shumë protestues shprehen të shqetësuar në raport me virusin, por thonë gjithashtu se është e nevojshme që të dëgjohen shqetësimet e tyre mbi brutalitetin e policisë dhe racizmin.

“Jam e shqetësuar për sigurinë time, kështu që kam vendosur maskë dhe jam përpjekur të ruaj një distancë të sigurt nga njerëz të ndryshëm. Por unë jam një afrikano-amerikane që vuaj nga astma, kështu që padyshim futem tek grupet e rrezikuara nga COVID-19 që ka vrarë njerëz me ngjyrë në një shkallë shpërpjesëtuar”, thotë Diedre O’Brien, një protestuese në Uashington, D.C., për VOA-n.

Lexo edhe :   Herë pas here injoronte pandeminë, infektohet Presidenti i Brazilit
Lexo edhe :   Herë pas here injoronte pandeminë, infektohet Presidenti i Brazilit

“Por ndjej gjithashtu se është e rëndësishme për mua të jem këtu e që prania ime të vihet re”, shton ajo.

SHBA renditet vendi i parë në botë me numrin më të madh të infeksioneve, 1.7 milionë raste që nga fillimi i shpërthimit të virusit dhe me më shumë se 103 mijë vdekje.

Studimet e fundit tregojnë se afrikano-amerikanët po vdesin nga virusi në një shkallë më të lartë sesa amerikët e bardhë.

Të dhënat tregojnë se ndërsa amerikanët me ngjyrë përbëjnë 13 për qind të popullsisë në vend vlerësohet se ata përbëjnë 25 për qind të rasteve të vdekjeve nga COVID-19 në vend.

Sipas të dhënave më të fundit, shkalla e vdekshmërisë tek amerikano-afrikanët është 2.4 herë më e lartë se ajo e amerikanëve të bardhë.

Protestat në Shtetet e Bashkuara përkojnë me një lehtësim në shkallë më të gjerë të kufizimeve për distancim social. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA vendosi të shkëputej përfundimisht, OBSH reagon e shqetësuar

Ditën e djeshme SHBA nisi procedurat zyrtare për shkëputjen përfundimtare nga Organizata Botërore e Shëndetësisë edhe pse njerëzimi është në kulmin e pandemisë. Ndërkohë së...

Procesi i integrimit në BE/ Merkel ndan Maqedoninë nga Shqipëria

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka bërë një diferencë mes hapjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Gjatë fjalës së saj...

Pandemia/ Rezulton pozitiv një mjek tek Urgjenca e Traumës

Një tjetër mjek shqiptar ka rezultuar pozitiv me koronavirus ditën e sotme. Raportohet se bëhet fjalë për një mjek tek Urgjenca e Traumës. Ndërkohë, stafi...

Trump u bën presion guvernatorëve të rihapin shkollat

Megjithë një rritje së fundmi të numrit të të prekurve nga koronavirusi, të martën në aktivitete të ndryshme në Shtëpinë e Bardhë zyrtarët e...

Media greke: Ambasadorja shqiptare ishte përfshirë në vjedhjen e 100 pasaportave

Shkarkimi i ambasadores shqiptare në Athinë, Ardiana Hobdari dhe trupit diplomatik, nuk ka kaluar pa komente nga mediat greke. Protothema shkruan se shkarkimi ka ardhur...