E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

SHBA po merret me Saliun? Manjani: Rama na ka hedhur trutë e gomarit

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në reagimin e radhës hedh akuza të forta ku shprehet se kryeministri Rama po e përdor ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, si ministre të propagandës.

Reagimi i tij pason pas aludimeve se pas çdo vendimi në vendin tonë qëndron SHBA-ja. Lidhur me këtë propagandë, Manjani flet me një gjuhë të shpenguar, duke ua bërë të qartë popullit se vendimarrja jonë nuk lidhet aq ngushtësisht me SHBA-në.

Ai madje tallet, duke sqaruar se Amerika nuk ka kohë të merret me Berishën, Bashën, korrupsionin e SPAK-un. Manjani thotë më tej me ironi se SHBA-ja nuk ka pjesë të agjendës së saj fuqitë tregtare, energjitike e bërthamore të botës, por po merret me klasën tonë politike.

Statusi

Sinqerisht bravo i qoftë Ed Ramës që i ka mbushur mendjen këtij mileti se Ai është i dërguari i Amerikës këtu.

Ka futur trutë e gomarit tek shumë prej nesh dhe, me këto tru mendohet se Amerika zyrtare ka lënë çdo punë dhe po merret me Saliun e PD; Bashën, korrupsionin dhe SPAKUn!

Amerika, sipas trurit të gomarit, nuk po merret më aq shumë me fuqitë tregëtare, energjitike e bërthamore të botës, por po merreshka me pordhët tona këtu.

S’ke ç’ti thuash tjetër, përveç se BRAVO!

Përderisa ka arritur ta përdorë si ministre të propagandës ambasadoren e SHBA, vërtetë BRAVO!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Recitoi mes dëborës/Meta: Vargjet e mia shqetësuan çunat e “Ballkanit të Hapur”

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, është pyetur nga gazetarët sot për recitimin që bëri së fundmi në Korçë, ndërsa në qytetin juglindor kishte nisur...

Meta i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ramës

Pa humbur kohë, presidenti Meta i është përgjigjur thumbave të kryeministrit Rama. Presidenti Ilir Meta i ktheu përgjigje deklaratave të Ramës, se më 6...

“Kreu i FSHF”, Meta: Dënoj çdo ndërhyrje të politikës, që synon shantazhimin!

Ndërsa foli për mediat pas homazheve te shtatorja e Ismail Qemalit, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Kreu i Shtetit, Ilir Meta është prononcuar edhe...

U ekzekutua nga një i mitur për hakmarrje, zbardhet ngjarja e rëndë në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën. Një person është qëlluar për vdekje në fshatin Manati. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Lekë...

Prokuroria nis verifikimet për Dukën/Braçe: Ka shuar historinë e futbollit

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Prokuroria e Tiranës është në fazën fillestare të hetimit, ku po kryen...