Bota

SHBA ofron 10 mln dollarë për gjetjen e tyre, kush janë dy “kokat” që kërkohen


               Publikuar në : 16:32 - 14/11/19 L M

Ata që ofrohen për të dhënë informacione rreth dy anëtarëve të Al-Kaedës, do të shpërblehen me një shumë prej 10 milionë dollarësh. Ky njoftim u bë publik nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Për informacionet mbi Sa’ad bin Atef al-Awlaki, SHBA-ja ofron 6 milionë dollarë, ndërsa për Ibrahim Ahmed Mahmoud al-Qosi, deri në 4 milionë dollarë.

Dy anëtarët e grupit terrorist janë në kërkim, me pretendimin se kanë inkurajuar anëtarët e saj për të bërë sulme kundër Shteteve të Bashkuara dhe qytetarëve të saj.

Këto operacione, vijnë fill pasi SHBA ka ekzekutuar 2 ish-liderë të ISIS dhe po lufton kundër terrorizmit.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT