E shtunë, 23 Janar, 2021
9 C
Tirana

SHBA njofton tërheqjen e 12 mijë trupave nga Gjermania

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se do ta zhvendosin shtabin e trupave në Evropë nga Shtutgarti i Gjermanisë për në Belgjikë, ndërkohë që shpallin planet për tërheqjen e rreth 12,000 trupave nga Gjermania, pas një vendimi të Presidentit Donald Trump.

Zyrtarët thanë ndërkaq se do ta mbajnë në Evropë gati gjysmën e këtyre trupave, për shkak të tensioneve me Rusinë.

Ata theksuan se vetëm një numër relativisht i vogël trupash do të lëvizë së shpejti. Për zhvendosjen e pjesës tjetër do të duhen vite që të realizohet plotësisht.

“Do të duhen muaj për t’u planifikuar dhe vite për t’u ekzekutuar sepse është një lëvizje shumë komplekse,” tha njëri nga zyrtarët, duke përmendur se kjo mund të kërkojë miliarda dollarë fonde dhe planifikime të mëtejshme nga degët e ndryshme të forcave të armatosura.

Presidenti Donald Trump njoftoi synimin e tij për ta ulur numrin e trupave amerikane në Gjermani në 25,000, duke e fajësuar aleatin e afërt se nuk ka përmbushur objektivin e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes dhe duke e akuzuar atë se përfiton nga Amerika në tregti.

Megjithatë, Pentagoni nuk ka komentuar shumë se si do ta realizonte planin e presidentit, që përfaqëson një kritikë të pazakontë ndaj njërit prej partnerëve më të ngushtë tregtarë dhe ushtarakë të SHBA.

Kryeministrat e katër landeve gjermane, ku janë stacionuar trupa të SHBA, u kanë bërë thirrje anëtarëve të Kongresit amerikan të bllokojnë planet e Presidentit për tërheqjen e tyre, që disa zyrtarë të tanishëm dhe të mëparshëm amerikanë e kritikojnë si një lëvizje me motive politike dhe jo strategjike.

Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper pritet të japë hollësi mbi planin në një konferencë shtypi të mërkurën, ku do të flasë mbi shqetësimet e disave se ky hap mund të përfaqësojë një tërheqje nga aleanca e NATO-s.

Lexo edhe :   Alarm për bombë në Gjykatën e Lartë të SHBA, godina ndodhet shumë pranë Capitol

Përveç shpalljes së planeve për lëvizjen e rreth 5,400 trupave për në pjesë të tjera të Evropës, Sekretari Esper pritet të flasë edhe mbi projektin për të dislokuar përkohësisht forca amerikane shtesë në bazat e SHBA gjetkë në vendet evropiane.

Lexo edhe :   Trashëgimia e fortë e epokës Trump

Zoti Esper kishte bërë një rishikim të shpërndarjes së forcave amerikane në botë, ndërsa debatet e Presidentit Trump me Gjermaninë vazhdonin.

“Udhëzimet e presidentit e shtynë këtë proces përpara, duke i lejuar të gjitha palët të përqëndroheshin tek ajo që synonte presidenti,” u shpreh një zyrtar i dytë amerikan. /VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...