E hënë, 26 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

SHBA në ‘alarm’ për Ballkanin Perëndimor: S’duhet të presim, Rusia dhe Turqia…

Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë angazhimin për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor, u shprehën pjesëmarrësit në një seancë dëgjimore të zhvilluar se fundi në Nënkomisionin për Evropën të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan. Pjesëmarrësit theksuan se njëzet e tre vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit, qëndrueshmëria e rajonit po kërcënohet nga ndikimi i dëmshëm nga faktorë të jashtëm, mungesa e përparimit në procesin e integrimit euroatlantik dhe konfliktet e pazgjidhura.

Matthew Palmer, Drejtor i Departamentit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, i ftuar për të dëshmuar në seancë, tha se Rusia është kërcënimi më i madh i jashtëm ndaj vendeve të Ballkanit.

“Aktori i jashtëm, për të cilin jemi të shqetësuar në këtë kohë është Federata Ruse. Qëllimet e tyre, jo vetëm në Bosnje, por në të gjithë rajonin, në thelb janë në kundërshtim me qëllimet tona. Ne po punojmë për të integruar vendet e Ballkanit Perëndimor në institucionet euroatlantike, ndërsa në të njejtën kohë, rusët po punojnë për të mbjellur mosbesim dhe konflikt. Kjo është shqetësuese për ne. Ne jemi të shqetësuar në lidhje me fushatën ruse të dezinformimit dhe mbështetjen ruse për grupet në Bosnje që po punojnë në shkatërrimin e identitetit të vendit”.

Pavarësisht se rajoni nuk është aktualisht i kërcënuar nga një konflikt i dhunshëm, mos angazhimi i Shteteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për t’iu kundërvënë ndikimit të jashtëm dhe për të trajtuar problemet e tjera mund të krijojë kushtet për konflikt në të ardhmen, thanë pjesëmarrësit.

Amerika ka një përgjegjësi të vazhdueshme për të ndihmuar vendet e rajonit për të zgjidhur problemet e mbetura, tha ligjvenësi republikan Dana Rohrabacher, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën.

“Nuk mund të rrimë mënjanë dhe të presim që Bashkimi Evropian të zgjidhë problemet. Përvoja ka treguar se Evropës i mungon vendosmëria politike për të udhëhequr dhe angazhimi ynë aktiv tani, do të pakësonte shanset për ndërhyrje më sfiduese në të ardhmen”, tha ligjvënësi Dana Rohrabacher, kryetar i nënkomisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë.

Lexo edhe :   Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Ndërsa, ligjvënësi demokrat Gregory Meeks theksoi se mbështetja e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë është një zhvillim inkurajues. Por, sipas tij, rajoni përballet me një ngadalësim të përparimit në procesin e integrimeve euroatalntike dhe me një rritje të ndikimit negativ nga jashtë.

“Banorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk janë më aq të bindur mbi përfitimet nga anëtarësimi në BE dhe Nato, si dikur, dhe aktorët e jashtëm si Turqia dhe Rusia janë gjithnjë e më të interesuar dhe më të gatshëm për të ndërhyrë në mënyrë të dëmshme, duke rrezikuar investimet që Shtetet e Bashkuara kanë bërë drejt paqes demokratike në rajon”.

Shirley Cloye DioGuardi nga Lidhja Shqiptaro-Amerikane, theksoi para ligjvënësve nevojën për zgjidhjen e konflikteve të mbetura etnike, sidomos atij në Maqedoni. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara duhet të vënë theksin tek respektimi i të drejtave të komuniteteve.

Lexo edhe :   SHBA/ Sulmuesi realizon euro gol nga mesfusha (Video)

“Politika e Jashmte amerikane në Ballkan në 20 vitet e fundit është përqëndruar në arritjen e stabilitetit me çdo kusht, në vend që të vendosim parandalimin e konfliktit dhe respektimin e të drejtave të njeriut në qendër të angazhimit tonë me rajonin. Si rezultat, pas marrëveshjes së Dejtonit konflikti në Ballkan mbetet ende i pazgjidhur”.

Korrupsioni dhe institucionet e dobëta janë një sfidë tjetër e vendeve të Ballkanit Perëndimor, që thekson nevojën për një angazhim më të madh amerikan dhe evropian për të ndihmuar rajonin në trajtimin e këtyre sfidave, thanë pjesëmarrësit.

VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Studimi: Kombinimi i vaksinave AstraZeneca-Pfizer rrit nivelin e antitrupave

Një studim i kryer së fundmi në Korenë e Juhut, tregon se vaksinimi i përzier kundër koronavirusit, së pari me vaksinën AstraZeneca, pastaj me...

Polici në Kroaci: Më pak viktima, nëse do ishte vendosur rripi i sigurimit

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në Kroaci, ku një autobus i linjës Frankfurt-Prishtinë me pasagjerë shtetas nga Kosova, doli nga rruga...

Një pasuri e vogël që provokon dhe turpëron të mëdhatë e paligjshme

Nga Preç Zogaj Agjencia kundër Korrupsionit në Kosovë publikoi para pak kohësh deklaratën e pasurisë së Kryeministrit Albin Kurti për vitin 2020. Gjithsej 529 euro...

Tokio/ 13 vjeçarja japoneze fiton medaljen e arit në ‘skateboard’ për femra

Ari i parë olimpik në ‘skateboard’ për femra iu dha 13-vjeçaries japoneze Momiji Nishiya në eventin në dëborë në Ariake Sports Park. Nishiya shënoi 15.26...

Gjykata e Lartë me 8 anëtarë, Meta firmos dekretin për gjyqtarin Artur Kalaja

Nga dita e sotme, Gjykata e Lartë përbëhet nga 8 anëtarë. Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka firmosur dekretin për emërimin e gjyqtarit Artur...