E enjte, 21 Janar, 2021
10 C
Tirana

SHBA ndëshkon disa kompani kineze për trajtimin e pakicave etnike

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar 11 kompani kineze në listën e zezë të subjekteve që abuzojnë me të drejtat e njeriut në provincën perëndimore të Kinës, Ksinjiang.

Pekini është përballur me kritika të ashpra për vendosjen e mbi 1 milion ujgurëve dhe anëtarëve të grupeve të tjera etnike, kryesisht myslimane, në kampe përqendrimi, që nga viti 2017.

Kina thotë se kampet janë qendra të riedukimit dhe trajnimit – të nevojshme për të luftuar separatizmin dhe ekstremizmin islamik.

Departamenti amerikan i Tregtisë tha të hënën se kompanitë e futura në listë të zezë, i kanë detyruar ujgurët dhe të tjerët të bëjnë punë të ndryshme.

Ato përfshijnë kompani të tekstilit dhe teknologjisë, si dhe dy firma për kryerjen e analizave gjenetike, që përdoren për të shtypur grupet e pakicave.

“Pekini promovon në mënyrë aktive praktikën e qortueshme të punës së detyrueshme dhe të skemave abuzive të mbledhjes dhe analizimit të ADN-ve, për të shtypur qytetarët e saj”, tha sekretari amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross.

Kina nuk ka reaguar ende, por, në të kaluarën, ajo e ka akuzuar SHBA-në për ndërhyrje në punët e brendshme të saj.

SHBA-ja deri më tani ka pasur në listë 37 kompani kineze, për arsye të ngjashme. /Rel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sali Berisha kujton 21 janarin e vitit 2011: Ja pse qëlloi garda

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë versionin e tij të ngjarjes së 21 janarit 2011, ku pas protestave të dhunshme para kryeministrisë mbeten të vrarë...

Twitter bllokon llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA

Kompania Twitter ka bllokuar llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA, pasi kishte postuar përmbajtje që mbronte politikat e Kinës në rajonin Ksinjiangut. Vendimi i...

Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin

Të parin që pashë duke u rrëzuar në tokë, edhe pse nuk qenkësh i vrari i parë, ishte Hekuran Deda, i cili u rrëzua...

Mashtrim në vlerën e 250 mln eurove, arrestohen 7 shqiptarë në Itali (Emrat)

Policia e Katanzaros në Itali, ka përfunduar një megaoperacion ku në pranga kanë rënë 81 persona. Në mesin e të arrestuarve janë dhe 7...

A mund t’ju paralajmërojë një ëndërr mbi sëmundjet tumorale?

Ka shumë mundësi që ju ka ndodhur edhe juve ose dikujt që njihni:të keni parë në ëndërr rënien e dhëmbëve. Jo, një makth i...