Rajoni

SHBA mbështet Kosovën, i jep 34 milionë dollarë

               Publikuar në : 21:25 - 11/07/19 Enno

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet t’i japë Kosovës 34 milionë dollarë shtesë. Presidenti Hashim Thaçi dhe drejtoresha e misionit të Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar, Lisa Magno nënshkruan sot një marrëveshje dypalëshe për bashkëpunim zhvillimor në mes të Qeverisë së SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës.

“Me këtë amendament do të jepen edhe 34 milionë dollarë amerikan shtesë nga SHBA-ja, duke ngritur shumën totale të mjeteve të zotuara, sipas marrëveshjes, në 198 milionë dollarë amerikan, ndërsa të gjitha fondet do të administrohen nga Agjencia e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin nga zyra e presidentit të Kosovës.

Të gjitha fondet i destinohen mbështetjes së Kosovës në rrugëtimin e saj drejt vetëqëndrueshmërisë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT