E enjte, 2 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

SHBA mban kufizimet e udhëtimit për të huajt, për shkak të variantit Delta

Shtetet e Bashkuara nuk do të heqin kufizimet e hyrjes të vendosura mbi udhëtarët e huaj për shkak të përhapjes së variantit Delta, tha të hënën Shtëpia e Bardhë.

“Ne do të mbajmë kufizimet ekzistuese të udhëtimit në këtë pikë për disa arsye,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

“Varianti më i transmetueshëm Delta po përhapet, si këtu ashtu edhe në botë. Të shtyrë nga varianti Delta, rastet po rriten këtu në shtëpi, veçanërisht midis atyre që nuk janë vaksinuar,” tha ai, duke shtuar se infeksionet do të vazhdojnë të ngrihen “në javët që vijnë”.

Psaki tha se nuk ka një datë konkrete për kohën kur mund të hiqet ndalimi.

Shumë evropianë janë zhgënjyer nga përjashtimi, veçanërisht pasi organi ekzekutiv i BE-së, muajin e kaluar rekomandoi që vendet anëtare të heqin kufizimet për hyrjen e shtetasve amerikanë.

Gjermania është edhe një herë në mesin e vendeve të BE-së që lejon hyrjen e turistëve amerikanë. Gjatë vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Uashington në mes të korrikut, shumë në Evropë kishin shpresuar që administrata e Biden do të shpallte një zbutje të ndalimit.

Ish Presidenti Donald Trump kishte urdhëruar ndalimin e të huajve nga shumica e Evropës në Mars 2020, kur pandemia filloi të bllokonte Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...

Sebastian Kurz tërhiqet nga politika

Akuzat për korrupsion e detyruan Sebastian Kurz-in të jepte dorëheqjen si kancelar austriak. Kreu i ÖVP tani largohet nga të gjitha funksionet e tij...