E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
13 C
Tirana

SHBA: Kufizime të reja për frenimin e Covid-19

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

Covid-19: Rritje e frikshme e rasteve të reja në vend

Kurba e Covid-19, ka shënuar sërish një rritje të frikshme në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 832 persona...

Rastet e koronavirusit në SHBA tani e tejkalojnë shifrën 11.3 milion, sipas Universitetit Johns Hopkins. Një milion infeksione janë regjistruar vetëm javën e fundit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Mariama Diallo, shtetet dhe qytetet po zbatojnë më shumë kufizime për të ndihmuar në luftën kundër një vale në rritje rastesh të reja.

Shtetet dhe qytetet në të gjithë Amerikën po i urdhërojnë dhe u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi, pak përpara festës kombëtare të Ditës së Falënderimeve javën e ardhshme.

Kryebashkiakja e Çikagos u ka kërkuar banorëve që të kufizojnë grumbullimet në jo më shumë se dhjetë vetë. Masa e re hyri në fuqi të hënën dhe do të zgjasë të paktën një muaj.

Forrest Jones, banor i Çikagos dhe mjek në pension i mbështet masat.

“Nuk mendoj se kemi ndonjë alternativë për fat të keq, për sa kohë që numri i infeksioneve dhe vdekjeve të reja po rritet, ashtu si edhe stresi ndaj aftësisë për t’u kujdesur për njerëzit që sëmuren nga COVID. Kjo është një urgjencë, dhe ne duhet të marrim masa emergjente. “

Kufizimet e reja në qytetin e Filadelfias do të fillojnë të premten dhe do të zgjasin deri në fund të vitit.

“Do të ndalojmë grumbullimet në ambjentet e brendshme ose aktivitetet e çdo përmase në çdo vend, publik ose privat. Do të thotë jo festa në shtëpi, darka në grupe, grupe që mblidhen për të parë futboll, jo vizita midis familjeve, jo dasma dhe funerale në ambjente të mbyllura”, thotë Dr. Thomas Farley, Komisioneri i Shëndetësisë në Filadelfia.

Guvernatori i Uashingtonit, Jay Inslee paralajmëroi se shteti i tij po përballet me rrezikun më të madh nga virusi deri tani.

“Po përballemi me një valë të tretë që duket se do të jetë më e rrezikshme se ato që kemi parë deri tani. Rastet mesatare ditore në shtetin tonë janë dyfishuar vetëm në dy javët e fundit. Nuk mund të vazhdojë kështu.”

Duke filluar nga e marta, palestrave dhe disa qendrave argëtuese në shtetin Uashington do t’u kërkohet të ndalojnë shërbimet e brendshme. Dhe që nga e mërkura, restorantet dhe baret do të shërbejnë vetëm në ambjentet e jashtme ose për ushqime të porositura.

Lexo edhe :   Brataj: Vetëm izolimi i plotë mbyll shkollat, ja kur hapen spitalet rajonale
Lexo edhe :   Silva Bino: Nuk e kemi kaluar më të keqen, nesër mblidhemi me Komitetin Teknik

Po të mërkurën, Miçigani do të fillojë kufizime të reja për të paktën tre javë, përfshirë kalimin e klasave online për shkollat e mesme dhe universitetet, ndërprerjen e sporteve të organizuara dhe ndalimin e ngrënies në ambiente të mbyllura.

“Jemi në momentin më të keq të kësaj pandemie deri më sot. Situata nuk ka qenë kurrë më e tmerrshme. Duhet të marrim masa.”

Të hënën doli një lajm i mirë për një vaksinë të dytë premtuese për COVID. Kompania farmaceutike Moderna tha se rezultatet paraprake zbuluan se vaksina e saj ishte 94.5 përqind e efektshme. Por zyrtarët e saj thonë se ka akoma shumë punë përpara.

“Është një moment historik vërtet i rëndësishëm në luftën kundër pandemisë. Është një lajm i mrekullueshëm të dish se vaksina do të jetë efektive, por na duhet të përfundojmë procesin rregullator, i cili përfshin përfundimin e studimit, nxjerrjen e më shumë të dhënave dhe disa të dhëna sigurie shtesë. Dhe pastaj, natyrisht, duhet të merremi me prodhimin e tyre”, thotë dr. Stephen Hoge, President i kompanisë Moderna.

Ndërkohë kompania farmaceutike Pfizer tha të mërkurën se studimi i saj ka arritur në përfundimin se vaksina e saj është 95 për qind efektive kundër COVID-19./VOA/

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Hetimet e SPAK/ Ish-drejtori i burgut 313 akuzohet për korrupsion

SPAK ka përfunduar hetimet për procedimin penal të Eduard Strugaj, ish drejtor i burgut 313-të dhe të pandehurve të tjerë. I pandehuri Eduard Strugaj,...

‘Bashkë do ia dalim’, Kosova me masa kufizuese për festat e fundvitit

Shifrat në rritje të infektimeve të reja, ka detyruar autoritetet në Kosovë të ndërmarrin masa të reja. Duke analizuar situatën e ku nuk ka patur...

32 vite në skenë/Altin Shira: Shqiptarët dikur ishin më dorëlëshuar

Altin Shira, me plot 32 vite në skenë, vijon të jetë i kërkuar nga publiku. Si një artist me shumë vite karrierë, Altin Shira...

Kina e zgjeron sfidën ndaj Perëndimit, po synon që të ‘pushtojë’ hënën

Nga: Pierre Haski “Internazionale” Sfida midis fuqive të mëdha, nuk është e kufizuar vetëm në planetin tonë. Në rast se në të shkuarën hapësira ishte...

Tiranë/Dyshonte se ishte infektuar me Covid-19, 57-vjeçari pret damarët

Një 57-vjeçar ka tentuar të vrasë veten në banesën e tij, pasi dyshonte ishte prekur me koronavirus. Ky rast ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në...