E martë, 27 Korrik, 2021
32.5 C
Tirana

SHBA kryen sulme ajrore ne kufirin Siri – Irak

Sulmet amerikane në Sirinë lindore pranë kufirit me Irakun, vranë të paktën pesë luftëtarë të milicisë të mbështetur nga Irani.

Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër, thanë se disa pjesëtarë të milicisë së mbështetur nga Irani janë plagosur po ashtu, gjatë sulmit të avionëve amerikanë në pjesën siriane të kufirit.

Vëzhguesit e kësaj organizate që mbështeten në një rrjet burimesh brenda Sirisë për të mbledhur informacion, thanë se në mesin e objektivave të goditura ishin edhe pozicionet ushtarake.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA e Sirisë tha se një fëmijë u vra dhe të paktën tre persona të tjerë u plagosën.

Sulmet, të konfirmuara me një deklaratë nga Pentagoni, shënojnë sulmin e dytë të tillë të Shteteve të Bashkuara ndaj milicive të mbështetura nga Irani në Siri, që kur presidenti Joe Biden mori detyrën

Pentagoni tha se sulmet vunë në shënjestër caqe operacionale dhe depo armatimesh në Siri dhe Irak.

Sipas Pentagonit, objektet përdoreshin nga grupet e milicisë, duke përfshirë Kataeb Hezbollahun dhe Kataeb Sayyid al-Shuhada, dy fraksione ushtarake irakiane me lidhje të ngushta me Teheranin.

“Këto objekte përdoren nga milicitë e mbështetura nga Irani të cilat janë të përfshira në sulme me mjete ajrore pa pilot kundër personelit dhe strukturave amerikane në Irak”, tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.

Interesat amerikane në Irak janë vënë nën sulme të përsëritura muajt e fundit, ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdimisht fajësojnë fraksionet Irakiane të lidhura me Iranin.

Në muajin shkurt, sulmet amerikane në Sirinë lindore ndaj objekteve të përdorura nga grupet e milicisë të mbështetura nga Irani lanë pas vetes më shumë se 20 luftëtarë të vrarë.

Lexo edhe :   SHBA do të kërkojë nga Kina t'u përmbahet "rregullave të lojës"
Lexo edhe :   Fauci rreth Covid-19: SHBA-ja po shkon në drejtim të gabuar

Pentagoni tha se sulmet ishin hakmarrje për një sulm me raketa në Irak që vrau një kontraktor civil dhe plagosi një pjesëtar të shërbimit amerikan dhe trupa të tjerë të koalicionit./VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Raporti i OSBE për zgjedhjet e 25 prillit, reagon delegacioni i BE në Shqipëri

Reagimi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri Raporti përfundimtar të Misionit të Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë,...

BE: 70% e qytetarëve të vaksinuar me së paku një dozë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se 70 për qind e qytetarëve të rritur të BE-së kanë marrë së paku një...

Emri/ Kush është personi i dyshuar për trafik droge, që i shpëtoi policisë

Zbardhet emri i personit i cili arriti që t'i shpëtonte operacionit të policisë ditën e sotme, në zonën e ''Varrit të Bamit'' në kryeqytet,...

Koronavirusi/ Brataj: Delta ka edhe 3 variante të tjera

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se varianti indian i koronavirusit, Delta pritet që të mbizotërojë të gjithë botën, dhe se ky mutacion,...

Covid/ Mbi 3,600 testime në 24 orët e fundit, numri i rasteve aktive në rritje

Situata epidemiologjike në vendin tonë mbetet e qëndrueshme. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 31 raste...