E hënë, 2 Gusht, 2021
25.5 C
Tirana

‘SHBA ka kaluar cakun’, ministri rus: Po i çojmë Assad-it raketa S-300

Ministri i Jashtëm rus deklaroi se sulmet ushtarake amerikane në Siri i kanë hequr Rusisë të drejtën morale për të larguar sistemet raketore S-300 nga vendi.

Në agjencinë rusë të lajmeve RIA, Lavrov gjithashtu  tha se Moska i ka thënë zyrtarëve amerikanë se sulmet në Siri do të ishin “linja e kuqe” dhe Uashingtoni e ka kaluar cakun.

“Tani nuk kemi më detyrime morale”, tha ai.

Shefi i diplomacisë ruse shtoi se ishte i bindur  se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i SHBA-së Donald Trump do të ndalojnë një konfrontim të armatosur mes dy vendeve.

Një komandant i ushtrisë ruse gjithashtu tha se Moska do të shtonte furnizimin me sisteme raketore S-300 për Assadin, pas sulmeve amerikane.

Sipas analistëve ushtarakë, raketat S-300 raketa do të përmirësojë aftësinë e Rusisë për të kontrolluar hapësirën ajrore në Siri, ku forcat e Moskës mbështesin Assad-in dhe thuajse do të menaxhojnë totalisht mbrojtjen kundrajrore siriane.

Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania hodhën 105 raketa në Siri si hakmarrje pas sulmit të dyshuar me armë kimike në Douma një javë më parë.

Pentagoni tha se ishin sulmuar objektet e prodhimeve të armeve kimike në Damask, rrethinat e Barzeh dhe dy fabrika pranë Homs.

Bombardimi ishte ndërhyrja më e madhe nga vendet perëndimore, por ata thanë se do të ndalen këtu dhe nuk do të përfshihen në sulmin civil në Siri.

Lexo edhe :   Presidenti Biden shpall masat e reja për frenimin e COVID-19
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...