E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

SHBA: Jemi të gatshëm të bisedojmë me Iranin për marrëveshjen bërthamore

Shtetet e Bashkuara të enjten thanë se ishin gati të bisedonin me Iranin për rikthimin në marrëveshjen e vitit 2015 që synonte të parandalonte Teheranin nga prodhimi i armëve bërthamore, tre vjet pasi Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja.

Irani reagoi me qetësi ndaj idesë së Shteteve të Bashkuara, të paraqitur nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken gjatë një takimi virtual me homologët e tij britanikë, francezë dhe gjermanë të mbledhur në Paris.

Blinken përsëriti qëndrimin e Shteteve të Bashkuara se administrata e Presidentit Joe Biden do të kthehej në marrëveshjen bërthamore nëse Irani do ta zbatonte atë plotësisht.

“Sekretari Blinken përsëriti se … nëse Irani kthehet tek marrëveshja duke e zbatuar atë plotësisht, Shtetet e Bashkuara do të bëjnë të njëjtën gjë dhe janë të përgatitura të përfshihen në diskutime me Iranin drejt arritjes së këtij qëllimi”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga katër vendet.

Një zyrtar amerikan i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Uashingtoni do t’i përgjigjej pozitivisht çdo ftese të Bashkimit Evropian për bisedime midis Iranit dhe gjashtë fuqive të mëdha që negociuan marrëveshjen origjinale: Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.

“Ne jemi gati të marrim pjesë nëse një takim i tillë do të zhvillohej”, i tha zyrtari agjencisë së lajmeve Reuters, duke folur në kushte anonimiteti, pasi një zyrtar i lartë i BE-së tha se ishte i gatshëm të thërriste një takim të tillë midis palëve që ishin pjesë e marrëveshjes.

Londra, Parisi dhe Berlini mirëpritën synimin e Presidentit Biden për t’u kthyer në rrugën e diplomacisë me Iranin. Por në një postim në twitter të premten Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, shkruante se Irani do t’i “rikthehet kushteve që parashtron” marrëveshja bërthamore e 2015 mbi programin e tij bërthamor sapoSHBA të heqë sanksionet.

Lexo edhe :   Palmer: Angazhimi i SHBA në Ballkan, i pandryshuar
Lexo edhe :   Nëntë fakte që duhet të dinë politikanët shqiptarë për SHBA

Irani filloi shkeljen e marrëveshjes në 2019 pasi ish Presidenti Donald Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja dhe vendosi përsëri sanksionet ekonomike ndaj regjimit iranian.

Teherani ka intensifikuar shkeljet e tij në muajt e fundit dhe hyri në një konflikt me administratën e Presidentit Biden mbi atë se kush duhet të lëvizte i pari për të shpëtuar marrëveshjen./VOA/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...