E diel, 17 Janar, 2021
5 C
Tirana

SHBA-ja ekzekuton gruan e parë pas gati 70 vjetësh

Shtetet e Bashkuara kanë kryer ekzekutimin e parë të një gruaje të dënuar me vdekje në 67 vjet. Lisa Montgomery, 52 vjeç, u ekzekutua përmes një injeksioni vdekjeprurës në shtetin e Indianas, më 13 janar.

Montgomery, u dënua në vitin 2007 në shtetin e Misurit për rrëmbimin dhe mbytjen e një gruaje tjetër që ishte tetë muaj shtatzënë në atë kohë. Ekipi ligjor i Montgomery ka thënë se ajo vuan nga sëmundje mendore, shkruan The Guardian.

“Dëshira për gjak e një administrate të dështuar ishte në shfaqje të plotë sonte. Të gjithë ata që morën pjesë në ekzekutimin e Lisa Montgomery duhet të ndiejnë turp. Qeveria nuk ndaloi asgjë në zellin e saj për të vrarë këtë grua të dëmtuar. Ekzekutimi i Lisa Montgomery ishte larg drejtësisë’’– tha avokatja e  Montgomery, Kelley Henry.

Një gjykatës federal për Distriktin e Kolumbisë ndaloi ekzekutimet e planifikuara më vonë këtë javë të Corey Johnson dhe Dustin Higgs në një vendim të Martën. Johnson, i dënuar për vrasjen e shtatë personave të lidhur me trafikimin e drogës në Virxhinia, dhe Higgs, i dënuar për porositjen e vrasjeve të tre grave në Maryland, të dy rezultuan pozitivë për Covid-19 muajin e kaluar.

Ekzekutimi shënoi herën e parë që qeveria amerikane zbatoi dënimin me vdekje për një të burgosur femër që nga viti 1953. Ekzekutimet federale në Shtetet e Bashkuara ishin ndaluar për 17 vjet përpara se presidenti në largim, Donald Trump, vitin e kaluar të urdhërojë rifillimin e tyre.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndryshim drastik i ish-lojtarit të Interit, shikoni si është transformuar

Ish-mesfushori i Interit, Fredi Guarin u rikthye në futbollin kolumbian pasi kishte luajtur në liga të ndryshme në Europë përfshirë dhe Italinë, duke kaluar...

A mundet Trumpi ta falë veten?

Teksa po përgatitet që të përfundojë një mandat të trazuar katërvjeçar si president i Shteteve të Bashkuara dhe po përballet me gjykim të mundshëm...

Veliaj-Bashës: Sa të jem unë kryetar bashkie nuk të jap leje për vilën e 5-të

Nga Kavaja, ku zhvilloi një takim me strukturat e PS-së, drejtuesi politik i socialistëve për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se kreu demokrat...

Beteja e humbur e Lulzim Bashës me kauzën e varfërisë

Nga: Alfred Peza Nëse historia e demokracive te vjetra e të reja, ka patur ndonjëherë ndonjëherë një rast tipik kur një lider politik e ka...

Covid-19/ Kina ndërton spitalin me 1,500 shtretër për vetëm 5 ditë (Foto)

Kina ka përfunduar ndërtimin e një spitali me 1,500 dhoma për pacientët me Covid-19 ,për të luftuar një rritje të infektimeve, për të cilat...