E premte, 22 Janar, 2021
13 C
Tirana

SHBA-ja e gatshme për lidhje më të forta me Britaninë dhe BE-në pas Brexitit

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka uruar Britaninë dhe Bashkimin Evropian për arritjen e marrëveshjes tregtare pas Brexitit, duke thënë se Uashingtoni është gati për të krijuar “lidhje më të forta transatlantike”.

“Përgëzime për Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian për arritjen e një marrëveshjeje historike për Brexit”, është thënë në mesazhin e zyrtarëve për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë me të gjithë për të ndërtuar marrëdhënie edhe më të fuqishme transatlantike në të ardhmen”.

Britania dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar marrëveshjen të enjten, pas disa muajve të negociatave.

Mbështetësit e Brexitit janë zotuar për marrëveshje të re tregtare me SHBA-në për të kompensuar largimin nga blloku evropian.

Dokumenti i marrëveshjes besohet se ka rreth 2,000 faqe, ndërkohë që të dyja palët kanë kohë deri më 31 dhjetor që ta miratojnë atë në parlamentet përkatëse.

Kjo pasi në këtë datë Britania përfundon periudhën tranzitore pas largimit zyrtar nga blloku evropian në janar në këtij viti.

Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.​/rel/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Klopin nuk e mbajnë nervat, përplaset me trajnerin kundërshtar

Në sfidën e djeshme të Premier Ligës ku Liverpuli u mund në “Anfield” me rezultatin minimal 0-1 ndaj Bërnlit, në pushimin e këtij takimi...

Qysh sot, çdo ditë të jetë 21 Janar

Nga: Frrok Çupi Për gjithë planetin sot është data 22, por për ne shqiptarët duhet të jetë, si dje- 21 Janar. Edhe nesër, e pasnesër,...

Johnson jep alarmin: Varianti i ri i koronavirusit është më vdekjeprurës

Kryeminsitri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se provat e hershme sugjerojnë se varianti i koronavirusit që u shfaq në vend mund të jetë 30%...

Navy Seals, kush është njësia me elitare e ushtrisë amerikane

Naby Seals u formua më 1 janar 1962. Kandidatët i nënshtrohen paraprakisht testevetë ashpra ku 80 për qind e tyre tërhiqen. Një ndër testet...

Itali, mjekët dhe infermierët marrin tretësirë kripe në vend të vaksinës

Disa punonjës të kujdesit shëndetësor kanë marrë gabimisht tretësirë kripe në vend të vaksinës së Pfizer’s anti-Covid. Një ngjarje e tillë ndodhi në spitalin e Rovereto. Personeli...