E martë, 27 Korrik, 2021
32.5 C
Tirana

SHBA-ja akuzon Rusinë për shkelje të Traktatit për Qiej të Hapur

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, e akuzoi Rusinë për shkelje të Traktatit për Qiej të Hapur, duke thënë se Moska e ka penguar SHBA-në të kryejë fluturime mbi Kaliningrad dhe pranë Gjeorgjisë.

Fluturimet e tilla janë të lejuara me traktatin në fjalë.

“Neve na është mohuar edhe qasja në stërvitje ushtarake. Kam shumë shqetësime sa i përket traktatit”, tha Esper në një seancë dëgjimore në Kongresin amerikan.

Traktati 18-vjeçar – i nënshkruar nga 34 vende, përfshirë Rusinë – synon të rrisë stabilitetin ndërkombëtar, duke u lejuar vendeve nënshkruese të kryejnë fluturime mbikëqyrëse mbi territoret e njëri-tjetrit, si dhe të vëzhgojnë instalimet ushtarake dhe objektet e tjera.

Gazeta Wall Street Journal ka raportuar në muajin tetor se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar një dokument që sinjalizon synimin e administratës së tij për t’u tërhequr nga Traktati i Qiejve të Hapur.

Administrata, megjithatë, nuk ka dalë publikisht me ndonjë plan.

Esper i tha Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit se Moska po e shkel Traktatin “për shumë vite”.

“Ne duhet të flasim më qartë për sjelljen e Rusisë”, tha ai.

Traktati është një nga disa marrëveshjet për kontrollin e armëve që janë në prag të kolapsit, ose tashmë janë prishur.

Pas disa vitesh akuza kundër Moskës, administrata Trump, vitin e kaluar, është tërhequr nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme, i cili ka datuar nga viti 1987.

START-i i Ri, i cili vë limite mbi arsenalin bërthamor të Rusisë dhe SHBA-së, skadon në vitin 2021, nëse palët nuk pajtohen për zgjatjen e tij. /Rel

Lexo edhe :   Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Raporti i OSBE për zgjedhjet e 25 prillit, reagon delegacioni i BE në Shqipëri

Reagimi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri Raporti përfundimtar të Misionit të Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë,...

BE: 70% e qytetarëve të vaksinuar me së paku një dozë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se 70 për qind e qytetarëve të rritur të BE-së kanë marrë së paku një...

Emri/ Kush është personi i dyshuar për trafik droge, që i shpëtoi policisë

Zbardhet emri i personit i cili arriti që t'i shpëtonte operacionit të policisë ditën e sotme, në zonën e ''Varrit të Bamit'' në kryeqytet,...

Koronavirusi/ Brataj: Delta ka edhe 3 variante të tjera

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se varianti indian i koronavirusit, Delta pritet që të mbizotërojë të gjithë botën, dhe se ky mutacion,...

Covid/ Mbi 3,600 testime në 24 orët e fundit, numri i rasteve aktive në rritje

Situata epidemiologjike në vendin tonë mbetet e qëndrueshme. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 31 raste...