E hënë, 14 Qershor, 2021
14.5 C
Tirana

SHBA i pret shpresat Bashës dhe Kryemadhit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dje një mesazh të fortë opozitës shqiptare, duke e lënë të vetme në fatin që ka shkruar për të ardhmen e saj jashtë parlamentit. Në orbitën e SHBA duket se nuk ekziston çështja e opozitës shqiptare. Pavarësisht veprimeve ekstreme të opozitës, interesi i SHBA për momentin janë çështje të tjera më të rëndësishme siç është dhe ajo e kufijve të Kosovës. Zëri i Amerikës mohoi mbrëmjen e djeshme se vizita e zv/ndihmës Sekretar të Shtetit, Mathew Palmer në Tiranë ka lidhje me krizën politike në vend, duke bërë me dije se bëhet fjalë për një vizitë të programuar më parë, pjesë e një turi diplomatik të tij në disa vende të rajonit. Kjo ishte një tjetër goditje nga faktori ndërkombëtar, në vazhdën e dënimit të përgjithshëm që i është bërë veprimit të opozitës, me braktisjen e parlamentit dhe djegien e mandateve të deputetëve. Me vizitën e Palemr, opozita mendonte se kishte arritur të merrte vëmendjen e amerikanëve, por duket se paska qenë vetëm një ëndërr. Vizita e zyrtarit të lartë të SHBA vjen e planifikuar prej kohësh për çështje më sensitive dhe pa lidhje të drejtpërdrejta me Shqipërinë.

Vizita e Palmer me Ramën

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Mattheë Palmer nisi dje vizitën e tij në Tiranë, me një takim të gjatë me kryeministrin Edi Rama. Vizita e tij e gjen Shqipërinë në një moment politik të paprecedent, kur opozita është tërhequr nga parlamenti duke dorëzuar në bllok mandatet e deputetëve të saj dhe ka zgjedhur protestat për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kalimtare që të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme. Është pikërisht kjo arsyeja që vizita e zotit Palmer shihej me një interes të veçantë në Tiranë, dhe me shumë shpresë nga opozita, PS-LSI. Por sipas burimeve diplomatiket cituara nga Zëri i Amerikës, bëhet fjalë për një vizitë të programuar më parë dhe pjesë e një turi diplomatik të tij në disa vende të rajonit. Takimi i Palmer me kryeministrin Rama ka zgjatur dje rreth 90 minuta. Ka qenë vetë zoti Rama i cili ka njoftuar shkurtimisht mbi temat e bisedës përmes një postimi në Twitter, duke e renditur çështjen e zhvillimeve të brendshme politike, në fund të listës së temave të diskutuara më zyrtarin amerikan, e duke hedhur njëkohësisht poshtë zërat se synimi i vizitës ishte një përpjekje për zgjidhjen e krizës politike. Burime bëjnë me dije se zyrtari amerikan ka shprehur interes për ecurinë e reformës zgjedhore, ndërkohë që ka përsëritur mesazhin e dhënë edhe më parë nga Uashingtoni dhe Brukseli, se nuk ka asnjë arsye për të vënë në diskutim legjitimitetin e parlamentit dhe të qeverisë. Palmer do të vijojë sot takimet me Presidentin Ilir Meta dhe drejtues të opozitës.

Lexo edhe :   Deklarata/ Berisha rikthimin në krye të PD-së apo presion ndaj Bashës?

SHBA kundër djegies së mandateve

Në muajin shkurt, pas protestës së dhunshme të opozitës para selisë së qeverisë dhe bërjes publike të vendimit për të “djegur mandatet”, zyrtari amerikan pati telefonata me dy drejtuesit kryesorë të opozitës, kryetarin demokrat Lulzim Basha dhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës në atë kohë, se zoti Palmer “i këshilloi” dy kryetarët e partive “kundër dorëheqjeve të koordinuara dhe në masë të deputetëve të opozitës nga parlamenti, pasi kjo do të dëmtonte përpjekjet për reforma dhe do të dëmtonte një institucion të rëndësishëm të demokracisë” si dhe të hedhin poshtë dhe të dënojnë publikisht gjithë dhunën. Kjo konfirmon dhe një herë se SHBA ashtu si dhe BE kanë qenë që në fillim kundër ekstremizmit të politikës së ndjekur nga opozita, që nga protestat e dhunshme e deri tek djegia e mandateve.

Lexo edhe :   Miliarderët amerikanë paguajnë pak ose aspak taksa

Haradinaj në SHBA, takime edhe me zyrtarë amerikanë

Interesi i SHBA për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi përbën për ta, ndoshta një nga çështjet më thelbësore në rajon. Vizita e zyrtarit të SHBA vjen në një kohë kur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është thërritur në Amerikë, sipas mediave kosovare, për të diskutuar veçanërisht mbi çështjen e kufijve të Kosovës. Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me datë 5 prill dhe zyrtarisht është thënë se do të merrte pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë. Shefi i ekzekutivit kosovar, përmes një postimit në Facebook, njoftoi ditën e mbërritjes në SHBA se do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Sapo kam arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Detroit, ku do të marr pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, me ç’rast do të zhvilloj takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Amerikë, autoritete të Detroit-it dhe zyrtarë tjerë të ShBA-së”, shkroi Haradinaj./gazeta SOT

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Një ditëlindje dhe një ditëvdekje

Nga Sokol Balla Gramoz Ruçi bën 70 vjeç në dhjetor, por zëre se ditëlindja e tij ka qënë dje. Tre dekadat e jetës politike të...

Euro 2020/ Hollanda mund Ukrainën në ndeshjen emocionuese me 5 gola

Takim i mbrëmjes, ai midis Hollandës dhe Ukrainës është mbyllur me vrull pasi plot 5 gola u shënuan në pjesën e dytë. Hollanda fitoi...

Gurët e tëmthit, shkaktarët dhe të rrezikuarit

Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët....

Takimi Rama-Blinken, ja marrëveshja e nënshkruar. Fjala e Blinkenit dhe Ramës

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë zhvilluar një takim në Bruksel ditën e sotme. Fryt i këtij takimi ishte marrëveshja...

Itali/ Ngjarje tragjike në Romë, 4 viktima mes tyre autori dhe 2 të mitur

Një burrë i moshuar, 84-vjeçari Salvatore Ranieri, dhe dy vëllezër të moshës 5 dhe 10 vjeç, David dhe Daniel Fusinato, u vranë në Konsorciumin...