E enjte, 21 Janar, 2021
10 C
Tirana

SHBA i dhuron 29 mijë teste Institutit të Shëndetit Publik

USAID/Albania i ka dorëzuar sot Institutit të Shëndetit Publik 29 mijë teste për koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada amerikane, përmes një postimi në Facebook. Në njoftim thuhet gjithashtu se që nga shpërthimi i pandemisë, SHBA ka angazhuar më shumë se 1.5 miliard dollarë ndihma me qëllimin për të luftuar virusin.

“USAID/Albania dorëzoi 29,000 komplete testimi në Institutin e Shëndetit Publik, si pjesë e ndihmës së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, në përgjigje të pandemisë së COVID-19. Që nga shpërthimi i pandemisë, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka angazhuar më shumë se 1.5 miliard dollarë ndihmë nëpërmjet Departamentit të Shtetit dhe USAID, posaçërisht me qëllimin për të luftuar pandeminë”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Berisha fshehu provat, Rama zhgënjeu”, Hoxha: 21 janari, krim shtetëror

Gazetari Artan Hoxha, ditën e sotme ka folur sërish në lidhje me ngjarjen e 21 janarit të 10 viteve më parë, ku të vrarë...

Sali Berisha kujton 21 janarin e vitit 2011: Ja pse qëlloi garda

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë versionin e tij të ngjarjes së 21 janarit 2011, ku pas protestave të dhunshme para kryeministrisë mbeten të vrarë...

Twitter bllokon llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA

Kompania Twitter ka bllokuar llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA, pasi kishte postuar përmbajtje që mbronte politikat e Kinës në rajonin Ksinjiangut. Vendimi i...

Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin

Të parin që pashë duke u rrëzuar në tokë, edhe pse nuk qenkësh i vrari i parë, ishte Hekuran Deda, i cili u rrëzua...

Mashtrim në vlerën e 250 mln eurove, arrestohen 7 shqiptarë në Itali (Emrat)

Policia e Katanzaros në Itali, ka përfunduar një megaoperacion ku në pranga kanë rënë 81 persona. Në mesin e të arrestuarve janë dhe 7...