SHBA i dërgon letër Vuçiçit: Prano pavarësinë e Kosovës (Foto)

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka dërguar një letër Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në letrën dërguar presidentit Vuçiç, Blinken i ka kërkuar atij njohjen e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Në letër, shkruhet se SHBA-ja ndan vizionin e një Serbie demokratike dhe e gatshme drejt antarësimit në BE.

“SHBA-ja është e përkushtuar për marrëdhëniet tona afatgjate. Ne ndajmë vizionin e një Serbie demokratike, stabile, prosperuese dhe demokratike në hapin drejt anëtarësimit në BE. Qëllimi afatgjatë i SHBA-së ka qenë ta shoh Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqëndruar në njohjen reciproke”, shkruan Blinken në letrën dërguar Vuçiçit.

Sapo ka marrë letrën e shkruar nga vetë Blinken me shkrim dore, Vuçiç e ka publikuar atë, mirëpo nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me kërkesët që sekretari amerikan i kishte shkruar.

“Unë e përgëzova atë për emërimin në një pozicion të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara dhe besoj se ai gjithashtu kujtoi bashkëpunimin tonë. Ai madje shkroi diçka me dorën e tij, kështu që ky është një lajm i rëndësishëm”, tha Vuçiç.