E diel, 25 Korrik, 2021
20.5 C
Tirana

SHBA, gjykata shpall sot masën e dënimit për Roger Stone

Një gjykatë amerikane pritet të japë sot vendimin për dënimin e bashkëpunëtorit të ngushtë të Presidentit Trump, Roger Stone.

Ai akuzohet për mashtrim të Kongresit, manipulim të dëshmitarëve dhe pengim të drejtësisë, akuza që rrjedhin nga hetimi mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.

Gjykatësja Amy Berman Jackson tha këtë javë se Stone nuk do të nisë menjëherë vuajtjen e dënimit derisa ajo të marrë një vendim nëse Stone meriton një proces të ri gjyqësor siç kanë kërkuar edhe avokatët mbrojtës të tij.

Prokurorët rekomanduan që Stone të dënohet me shtatë deri në nëntë vjet heqje lirie. Por Prokurori i Përgjithshëm William Barr dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Departamentit të Drejtësisë e anuluan kërkesën e prokurorëve dhe rekomanduan një dënim më të lehtë me burg.

Pas ndërhyrjes së Barr, të katër prokurorët u larguan nga çështja.

Javën e kaluar Presidenti Trump e përshëndeti vendimin e zotit Barr për të marrë në dorë situatën në rastin Stone, sikurse u shpreh ai.

Si presidenti ashtu edhe zoti Barr e kanë mohuar se ndërhyrja në çështjen Stone u bë me kërkesë të Trump. Pritet që muajin tjetër Barr të paraqitet përpara komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve.

Pas këtyre zhvillimeve më shumë se 2,000 ish-zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë i bënë thirrje Barr të japë dorëheqjen duke theksuar se trajtimi i çështjes Stone nga ana e tij, ishte një “shpërfillje e hapur” e pavarësisë së sistemit gjyqësor. /Voa

Lexo edhe :   Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t'i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin,...

Protesta masive në Australi, qytetarët kundër karantinës

Mijëra qytetarë australianë protestuan këtë të shtunë në disa qytete kryesore të vendit kundër karantinës totale që është vendosur në shumë zona për shkak...

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Një grup i ligjvënësve amerikanë, i ka bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që të shtyjë Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 dhe të ndërrojë...

Skandali Pegasus: Shtete që përdorën programin përgjues

Aktivistë, gazetarë dhe politikanë në të gjithë botën janë përgjuar përmes telefonit, duke ngritur shqetësimet për mosrespektimin e privatësisë dhe abuzimin me të drejtat...

Merkato/ Nedved zbulon vendimin për të ardhmen e Ronaldos

Zëvendës Presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka treguar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Kristiano Ronaldos, në skuadrën bardhezi. Pas fitores së...