E enjte, 2 Korrik, 2020
34 C
Tirana

SHBA/ Gjykata e Lartë merr vendim të rëndësishëm për abortin

Më të lexuarat

Avdullah Hoti nesër vizitë zyrtare në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të vizitojë ditën e nesërme Shqipërinë. Bëhet me dije se Hoti do të pritet nga kryeministri Rama në orën...

Mjeku humbi betejën me pandeminë, Manastirliu lëshon thirrjen e fortë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë një thirrje të fortë, pas ndarjes nga jeta të mjekut të njohur Arjan Pushi. Teksa e demostron...

Mbrëmje private tek Ambasada, Yuri Kim bën bashkë Ramën, Metën dhe Bashën

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim duket se do bëjë bashkë Ramën, Metën dhe Bashën! Një mbrëmje private thuhet se do të organizohet në...

Semsrott: Janë grabitur zyrat e deputetëve në Parlamentin Evropian

Më shumë se 50 eurodeputetëve në Parlamentin Evropian iu janë vjedhur kompjuterët, tabletët dhe sende të tjera në zyrat e tyre. Ngjarja është regjistruar në...

Projekti i rrugës Milot-Fier/ Teliti: Një udhëtim vajtje–ardhje do na kushtojë 17.4 euro

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama se është paracaktuar se nga kush do të fitohet projekti i rrugës Milot – Fier që u prezantua sot. Përfaqësuesi...

U rekomandua hapja e kufijve, por u hoqën nga lista/ DW: Tri elementet që penalizuan Shqipërinë

Komisioni Evropian vendosi që të mos hapë kufijtë me katër vende të Ballkanit Perëndimor, ndonëse rekomandimet e mëparshme ishin pozitive. Serbia dhe Mali i Zi...

Dokumenti/ Rama nënshkruan personalisht tërheqjen e padisë ndaj Haradinajt

Kryeministri Edi Rama e ka tërhequr zyrtarisht padinë për shpifje ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Aktvendimi ku konstatohet tërheqja e padisë është publikuar nga...

Deputeti shqiptar: Rama po dëbon grekët nga Himara për të sjellë 30 mijë turq

Deputeti Ligoraq Karamelo, është shprehur se grekët e Epirit të Veriut po përballen me momente të vështira, për shkak të politikave që po ndjek...

Prokuroria e Serbisë ngre akt-akuzë kundër një shqiptari

Prokuroria e Serbisë ka ngritur një aktakuzë për krime lufte ndaj shtetasit kosovar, Nezir Mehmetaj. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, vëllai...

Tërmet në Korçë rreth orës 04:30 të mëngjesit

IGJEUM bën me dije se një tërmet është regjistruar në orën 04.23 të mëngjesit të sotëm në Korçë. Sipas të dhënave të bëra publike nga...

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara mbrojti të drejtën për abort në një vendim të rëndësishëm, ku rrëzoi një ligj të shtetit të Luizianës, që parashikonte kufizime ndaj mjekëve që kryejnë këtë procedurë.

Kryetari i Gjykatës John Roberts votoi me krahun liberal të anëtarëve të gjykatës, duke sjellë si rezultat fitoren me pesë votat pro dhe katër kundër, të çështjes së Grupit Mjekësor “Hope” për Gratë me qendër në Shreveport, që kishte sfiduar një ligj të vitit 2014.

Ligji kërkonte që mjekët që kryejnë aborte të kishin marrëdhënie pune me një spital, jo më larg se 48 kilometra nga klinika ku kryenin procedurën e abortit. Kjo marrëdhënie ishte shpesh here e vështirë për t’u realizuar zyrtarisht.

Dy nga tre klinikat që kryejnë aborte në Luiziana, një shtet me rreth 4.6 milionë banorë, do të ishin detyruar të mbylleshin, nëse ligji do të hynte në fuqi, sipas avokatëve të Grupit Mjekësor “Hope”.

Administrata e Presidentit Donald Trump kishte mbështetur shtetin e Luizianës në këtë çështje. Aktivistët kundër abortit kishin shpresuar që Gjykata e Lartë që është e ndarë në pesë gjyqtarë konservatorë dhe katër liberalë, do të ishte në favor të kufizimeve për abortin, si ato të shtetit të Luizianës dhe shteteve të tjera.

“Vendimi i sotëm, është një zhgënjim”, tha Marjorie Dannenfelser, presidente e organizatës kundër abortit “Susan B. Anthony List”.

Lexo edhe :   Fauci: Nuk do habitesha nëse SHBA regjistron 100 mijë raste të reja në ditë

Vendimi, që u hartua nga anëtari liberal i gjykatës, Stephen Breyer, shënoi të dytën herë në katër vjet që gjykata e hedh poshtë detyrimin e ashtuquajtur “e drejta për të pranuar pacientë”.

Në vitin 2016, gjykata hodhi poshtë një sfidë të ngjashme të mbështetur nga republikanët në Teksas. Gjykatësi Breyer shkruajti në argumentimin e tij se të dyja ligjet hanë “pothuajse identike, fjalë për fjalë”, çka do të thotë që gjykata duhet të marrë të njëjtin vendim.

Lexo edhe :   Fauci: Nuk do habitesha nëse SHBA regjistron 100 mijë raste të reja në ditë

Kryetari konservator i Gjykatës, Roberts votoi kundër në rastin e vitit 2016, por tha se do të votonte në krah të liberalëve, bazuar tek tradita e Gjykatës për të respektuar precedentët.

Por ai la të kuptohet se në raste të ardhshme mund të votojë në favor të kufizimeve për abortin, duke vënë në dukje se kishte disa pikëpyetje për argumentat kundër ligjit në Teksas.

Reagimi pozitiv i grupeve pro-abortit, ishte i përmbajtur.

“Jemi të lehtësuar që ligji i Luizianës u bllokua sot, por jemi të shqetësuar për të ardhmen”, tha Nancy Northup, presidente e Qendrës për të Drejtat Riprodhuese, që përfaqësoi klinikën e Luizianës. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dalin emrat/ Kush ra sot në “rrjetën” e OFL-së

Kush ka rënë ditën e sotme në “rrjetën” e OFL-së? Policia e Shtetit në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit ka dërguar formularët për deklarimin...

Zbulohet telegrami i Ardi Veliut/ Policia shton përforcimet, zbresin në terren 1.600 efektivë

Policia e Shtetit ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik. Bëhet fjalë për 1.600 punonjës policie, të cilët janë...

“Kr*mi nuk mund të jetë biznes”, Lleshaj bën paralajmërimin e fortë nga Kuvendi

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, shprehet se përpjekja e qeverisë në luftën kudër krimit ka shënuar suksese të ndjeshme. Gjatë fjalës së tij në Kuvend,...

“Rrugë të mbarë”/ Opozita braktis parlamentin pas thirrjes së Murrizit

Pas debateve të shumta, opozita parlamentare ka vendosur të braktisë Kuvendin. Kryetari i opozitës, Myslym Murrizi i ftoi deputetët të largohen pasi sipas tij, kryetari...

Shqipëria i refuzon kërkesën për azil mbështetësit të lëvizjes Gylen

Autoritetet shqiptare i kanë refuzuar kërkesën për azil mbështetësit të të lëvizjes Gylen, Selami Simsek. Shtetasi turk u dënua viti me 1 vit burg nga...