Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA dhe Turqia patrullojnë zonën e kontrolluar nga kurdët në Siri

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Trupat turke dhe amerikane kryen për herë të parë të dielën patrullime të përbashkëta në “zonën e sigurisë” të kontrolluar nga kurdët në Sirinë verilindore.

Ankaraja po bën presion për patrullime në zonën e ndërmjetme për t’i mbajtur luftëtarët kurdë larg kufirit të saj. Turqia i konsideron militantët kurdë sirianë si terroristë me lidhje me militantët kurdë në Turqi që kanë luftuar qeverinë turke për tre dekada. Por kurdët sirianë kanë qenë gjithashtu aleatë kryesorë të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër kryengritësve të Shtetit Islamik në Siri.

Forcat e drejtuara nga kurdët janë tërhequr deri tani 14 kilometra larg kufirit, por Turqia po bën thirrje për një zone ndërmjetëse prej 30 kilometrash. Sidoqoftë, detajet për gjerësinë e zonës së sigurisë dhe kush do ta kontrollojë atë ende nuk janë vendosur.

Në katër vitet e fundit, trupave amerikane shpesh u është dashur të arbitrojnë paqen mes trupave turke dhe luftëtarëve kurdë. Turqia është një aleat i NATO-s, por Uashingtoni dhe Ankaraja kohët e fundit kanë qenë në mosmarrëveshje për çështjet ushtarake dhe të sigurisë.

Disa orë pas përfundimit të patrullimit të parë, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u tha mbështetësve: “Ne po negociojmë me Shtetet e Bashkuara për zonën e sigurisë, por po shohim në çdo hap se ajo që duam dhe ajo që kanë ata në mendje nuk është e njëjta gjë. Duket se aleati ynë po kërkon një zonë të sigurisë për organizatën terroriste, jo për ne. Ne refuzojmë një mirëkuptim të tillë “.

Erdogani tha se Turqia duhet të sigurojë “të gjithë rajonin” për të qënë në gjendje të rivendosë një milion nga 3.6 milionë refugjatë sirianë që ka pritur deri tani. Qeveria siriane e quajti patrullimin e përbashkët amerikano-turk një “shkelje flagrante” të sovranitetit të saj dhe të “integritetit territorial”. /Voa

Tags: kurdët në SiriSHBATurqiazonën e sigurisë

TË LIDHURA

Bota

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026
Bota

Helikopter ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së Hormuzit, droni shpëton dy pilotët

17:58 | 09/06/2026
Bota

Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

17:56 | 09/06/2026
Next Post

Matës të rinj elektronikë të energjisë, një tjetër PPP në horizont

Shtyrja e Brexit, Franca paralajmëron Britaninë me veto

“Koha e tij te Shqipëria ka përfunduar”, Mavraj u përgjigjet deklaratave të Vatës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com