E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

SHBA/Autori i masakrës kishte folur për “sulm në vendin e punës” para 10 vitesh

AP

Një punonjës që vrau nëntë persona në një platformë treni në Kaliforni dhe më pas vrau dhe veten, teksa forcat e rendit mbërritën në vendngjarje , kishte folur për “vrasje njerëzish në punë” më shumë se dhjetë vjet më parë, tha ish-gruaja e tij.

“Asnjëherë nuk e besova dhe nuk ndodhi kurrë…deri sot,” tha e përlotur Cecilia Nelms për Associated Press të mërkurën pas sulmit në orën 6:30 të mëngjesit në një strukturë hekurudhore.

“Kur policët tanë shkuan aty, ai ishte ende duke qëlluar në fillim. Kur një nga njerëzit tanë e pa, ai vrau veten”, u tha gazetarëve Sherifja e Qarkut Santa Clara, Laurie Smith.

Santa Clara County Sheriff Laurie Smith . (Nhat V. Meyer/Bay Area News Group)

Burri i armatosur kishte dy pistoleta gjysmë automatike, tha sherifja të enjten në emisionin “Sot” të NBC. Një kanat dollapi i kyçur në platformën e hekurudhës që besohet se ishte autorit përmbante “materiale shpërthyese, tela detonatori, materiale eksplozivi”, tha Smith.

Numri i njerëzve të qëlluar për vdekje nga personi i armatosur shkoi në nëntë pasi mjeku i kontesë së Santa Clara konfirmoi vdekjen e 49-vjeçarit Alex Ward Fritch. Ai ishte i plagosur dhe i shtruar në spital në gjendje kritike pas sulmit.

Qitësi u identifikua si Samuel Cassidy, 57 vjeç, sipas dy zyrtarëve të zbatimit të ligjit të cilët nuk u lejuan të diskutojnë publikisht hetimin dhe folën me Associated Press në kushte anonimiteti.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...