Gjykata e shkallës së parë në Tiranë dha sot masën e “arrest me burg” për shtetasin Taulant Neçaj.
Ky i fundit u ndalua nga forcat e policisë dy dirë më parë në Tiranë pasi kishte shantazhuar një biznesmen më qëllimin për të marrë prej tij 10 mijë euro.
Dy ditë më parë 27 vjeçari,duke drejtuar automjetin në sens të kundërt të qarkullimit, aksidentoi katër automjete gjatë tentativës për t’ju larguar forcave të policisë, por duke mos arritur t’u shpëtojë atyre.