Huver mori drejtimin e FBI-së më 10 maj të vitit 1924, në kohën kur ky organ quhej thjesht Byroja e Hetimit, për ta mbajtur deri në vdekjen e tij gati gjysmë shekulli më vonë. Ai u bë një figurë kombëtare në SHBA, i respektuar për mënyrën se si e reformoi forcën policore në vend. Por jeta e tij private nuk ka qenë shumë e zakonshme, për shkak të stilit çuditshëm të të jetuarit të Huver.
Një raport i policisë tregon se ai gjuante djemtë e rinj
Çdo verë, Huver pushonte në Kaliforni. Në fund të vitit 1960 një oficer policie raportoi se kishte kryer disa intervista me disa të rinj, në funksion të një hetimi mbi homoseksualët e qytetit. Në ato intervista, oficeri Don Smith shkruante se“fëmijët raportuan si të tillë disa emra personazhesh të famshëm, përfshirë ata të Huver dhe ndihmësit të tij”.
Toleroi aktivitetin e mafies, pasi kjo e fundit po e shantazhonte
Në vitet 1950, kur mafia italo-amerikane Cosa Nostra ishte në kulmin e fuqisë së saj, Byroja Federale e Hetimit jo vetëm që nuk bëri asgjë kundër saj, por vetë Huver e mohoi për një kohë të gjatë ekzistencën e saj. Në vitin 1950, Komiteti Special për Krimin e Organizuar, mbajti disa seanca dëgjimore publike, në të cilat u arrit në përfundimin se krimi i organizuar ishte në fakt një dukuri shumë reale.
Në vitin 1958, agjentët e nivelit të ulët të FBI-së dorëzuan raporte që tregonin se kjo ishte e vërtetë. Gjithsesi, Huver i hodhi sërish poshtë që të dyja këto pretendime. Pse? Teoria mbizotëruese është se mafia kishte disa fakte komprometuese për jetën private të Huverin. Duket se ajo kishte zbuluar se ai ishte anëtar i komunitetit LGBTQ+. Në një moment, gangsteri i famshëm Mejer Lanski tha për Huver “Unë arrita ta vë me shpatulla pas muri atë bir kurve!”
Huver mbante dosje për të gjithë të famshmit
Gjatë karrierës së tij, Huver i urdhëroi agjentët e tij që të mbanin dosje për cilindo që ai e konsideronte si kërcënim, pra për shumë njerëz. Në thelb, kushdo që kishte një profil
mjaft të lartë publik ishte subjekt i përgjimit nga Huver. Kështu, më listë përfshiheshin personazhe të njohur duke nisur nga presidenti Xhon Kenedi, aktorët Çarli Çaplin, Helen Keller, etj.
Huver besonte se Albert Ajnshtajni ishte një spiun
Gjatë kohës së tij, FBI ishte shumë dyshues ndaj gjermanit më të zgjuar që ka ekzistuar ndonjëherë. Në fakt,Byroja ishte kaq e fiksuar pas shkencëtarit të famshëm, saqë dosja që u përpilua mbi të përmban mbi 1.800 faqe, por në asnjërën prej tyre nuk flitet për ndonjë faj konkret.
Kur fizikanti i famshëm u punësua në Projektin Manhattan, FBI deklaroi se “duke pasur parasysh prejardhjen e tij radikale, kjo zyrë nuk do të rekomandonte punësimin e dr. Ajnshtajnit për çështje të një natyre sekrete pa një hetim shumë të kujdesshëm, pasi duket e pamundur që një njeri me prejardhje gjermane të mund të bëhet, në një kohë kaq të shkurtër, një qytetar amerikan besnik”.
Ai ishte me gjasë një anëtar i fshehtëi komunitetit LGBTQ+
Një pjesë e madhe e profesionistëve përreth tij,folën nën zë sekrete për mundësinë që Huver të ishte një homoseksual i fshehtë. Edhe pse publikisht zhvilloi një luftë të vazhdueshme ndaj komunitetit LGBTQ +, duke përfshirë një periudhë të errët të njohur si “Lavender Scare” ,ku ai e bindi presidentin Ajzenhauer të zbulonte dhe të pushonte nga puna të gjithë punonjësit e qeverisë që ishin homoseksualë, shumica e njerëzve janë të sigurt se kreu i FBI-së ishte në një lidhje me një nga këshilltarët e tij më të ngushtë, Klajd Tolson.
Të dy mbetën beqarë gjatë gjithë jetës. Darkonin së bashku çdo natë; bënin pushimet së bashku. Vishnin kostume të ngjashme; dhe në varrimin e Huver, ishte Tolson ai që mblodhi flamurin e palosur amerikan të shpërndarë nga zyrtarë të qeverisë.
Ishte një mjeshtër i propagandës
Në këtë aspekt Huver shkoi aq larg sa të punonte si konsulent në serialin televiziv të ABC-së “The FBI”. Huver kërkoi fjalën e fundit mbi skenarin e serialit. Synimi kryesor ishte të tërhiqte vëmendjen nga veprimet e tij të këqija, që mund ta vendosnin në një pozitë delikate.
Shantazhi ishte një pjesë integrale e arsenalit të Huver
Gjatë gjithë kohës që drejtoi FBI, Huver nuk hezitoi në asnjë rast të përdorte agjentët e tij për përgjime edhe të paautorizuara. Huver urdhëronte agjentët e tij të spiunonin këdo që ai mund ta konsideronte të dobishëm. Veçanërisht ai kënaqej kur e përdorte përgjimin kundër politikanëve.
Në fund të karrierës së tij, Huver kishte më shumë se 1.600 dosje për senatorët dhe kongresmenët amerikanë. Dosja përmbante gjithçka, nga senatorët që tradhtonin gratë e tyre tek kongresmenët që ishin të varur nga bixhozi. Huver do të mblidhte çdo informacion që ai mendonte se mund të forconte ndikimin në Uashington, dhe do ta mbante gjithnjë në gatishmëri për shantazhe.
burimi: https://www.ranker.com/list/facts-about-j-edgar-hoover/justin-andress
Përshtatur për Tirana Today