E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Shantazhe me video në “Për’puthen”, Arjan Konomi: Alvisa bën viktimën

Një nga konkurrentet e “Për’puthen”, është shantazhuar me video për të lënë emisionin. Puntata e djeshme ka qenë tejet e tensionuar për Alvisën, e cila e pranoi publikisht në emision se ishte shantazhuar, e për rrjedhojë për të ndërprerë në mes njohjen me Bashkimin. Tejet e shqetësuar, ajo tha se kanë qënë ditë të vështira për të, ndërsa kërkoi për të lënë emisionin.

Alvisa: Kanë qenë ditë shumë të vështira. Më kanë ardhur disa video që kam qenë unë me Bashkimin, dhe më kanë thënë ose duhet të lësh emisionin, ose do t’i publikojmë. Nuk mund ta vazhdoj dot më.

Bora: Nuk është mirë që një vajzë të shantazhohet. Ku ka më mirë se të dashurohesh.

Alvisa: Mund të qetësohem pak dhe të vazhdojmë më vonë… Unë dua të vazhdoj jetën time e qetë, dhe janë disa gjëra që nuk më lënë ta vazhdoj. Janë situata më të thella nga se duken.

Bora: Do ta vazhdosh njohjen me Bashkimin?

Alvisa: Është një nga arsyet. Kam pëlqim për Bashkimin është thënë, jam gati për të deklaruar, por nuk dua të vihem në presion dhe dua t’i bëj gjërat kur unë i ndjej. Nuk jam e sigurt nëse duhet të deklarohem tani. Dua të marr vendime shumë të sakta për jetën time, dhe nuk dua të bëj gabime që më herët i kam bërë.

Lidhur me këtë çështje, opinionisti Arjan Komoni ka dhënë komentin e tij. Sipas tij, Alvisa është skematike dhe i zgjedh djemtë që do publiku, ndërsa i kërkoi të mos bënte viktimën teksa po diskutonin.

Arjani: Kam përshtypjen se je skematike. Besoj se je një Alvisa tjetër për aq sa njoh dhe në jetën reale.

Alvisa: Është akuzë shumë e rëndë. Jam gjendur në situata të vështira. Vi këtu pa plan e pa skena, pëlqimi për Bashkimin është shumë i fortë, nëse dua ta puth e bëj. As ai dhe as nuk e dua.

Arjani: Mendoj se je skematike, sepse ke bërë takim me Edin dhe e le kur iu kundërvu publiku. Brunon e hodhe poshtë direkt, e shkele me këmbë kur publiku iu kundërvu dhe iu ktheve Bashkimit sepse e do publiku.

Alvisa: Unë veproj me ndjesi. Me Brunon kam pasur pëlqim, por nuk dua të vazhdoj më me të, se nuk më pëlqejnë meshkujt e lëkundur.

Arjani: Jashtë është më e çliruar.

Alvisa: Ti nuk më njeh mua jashtë.

Arjani: Këtu je e ngrirë, ke kujdes fjalët. Mos e bëj më viktimën. Alvisa nuk ka asnjë lloj ndjenje për Bashkimin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...