Shahini: Të mundësohet kthimi në auditor i studentëve për një periudhë 3-4 javore

Ministrja e Arsimit Besa Shahini përgjatë një deklarate për mediat theksoi se duhet të mundësohet kthimi në auditor i studentëve për një periudhë 3-4 javore.

“Të mundësohet kthimi në auditor për studentët që kanë nevojë për të kaluar kohë në auditor para provimeve dhe për studentët që kanë nevojë të bëjnë punë laboratorike.

Zv.ministri Rrumbullaku ka mbajtur komunikime me gjithë rektorët. Rektorët kanë sjellë edhe propozimet për mbylljen e vitit akademik.

Bazohen në disa elemente:

1. Të mundësohet kthimi në auditore për 3-4 javë në qershor 2020. Provimet dhe riprovimet zhvillohen në korrik dhe javën e parë të gushtit.

2. Vijon mësimi online. Provimet dhe riprovimet zhvillohen në tetor të 2020-ës.

3. Të minimizohet numri i studentëve dhe të sigurohet distancimi fizik”, u shpreh Shahini.

Ministrja deklaroi gjithashtu se nuk do të zgjatet më shumë se dy javë viti akademik.