Borusia Dormund ka arritur të kualifikohet në finalen e kupës së Gjermanisë, pasi arriti të eliminojë Bayernin e Munihut në një ndeshje të çmendur.
Fillimisht, Borusia Dortmund kalon në avantazh falë golit të Marco Reus, ndërkohë që Bayern iu kundërpërgjigj me përmbysje brenda pjesës së parë. Golat nga bavarezët u shënuan nga Martinez dhe Hummels.
Me fillimin e pjesës së dytë, Dortmund u tregua i etur për të shënuar dhe ia arriti ta kthejë sfidën në favorin e vet. Gjithçka u përmbys falë dy golave të Aubemayang dhe Dembele.
Dortmund do të përballet në finale me Eintracht Frankfurt.
https://www.youtube.com/watch?v=eoeIu3QtqFY