“Për të shmangur mbylljen e dytë, duhet të resopektoni rregullat!”. Ishte kjo thirrja e përsëritur nga ana e kryeministrit Rama, sa i takon situatës shqetësuese në vendin tonë lidhur me COVID-19.
Kreu i qeverisë i është rikthyer edhe një herë apelit të hapur ndaj qytetarëve, që për asnjë çast të mos shmangin masat si larja e duave, mbajtja e maskës dhe shmangia e grumbullimeve, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.
“Një mbyllje përsëri do të ishte shumë herë më problem dhe më tepër pasoja se mbyllja e parë, në të gjitha aspektet për të gjitha kategoritë. Këtë rrezik mund ta shmangim duke mos shmangur atë që duhet të bëjmë në të përditshmen tonë.
Duhet të mos shmangin bezdinë jo të vogël të mbajtjes së maskës kudo jashtë shtëpisë, të ruajtjes së distancave, të mos shkuarjes në restorante e klube kur nuk është e nevojshme vërtetë, të shmangies së grumbullimeve dhe shëndetit të të tjerëve. Pra të mbajmë maskën kudo, të lajmë duart dhe të ruajmë distancën.
Janë 3 gjëra të bezdisshme, por secili duhet të kuptojë se ka rëndësi ajo që bën ai. Pra nuk duhet thënë punë e madhe që nuk e mbaj maskën, punë e madhe se nuk laj duart apo mbaj distancën.
Kjo nuk është një lojë, as një grip i zakonshëm. Virusi mund të jetë fatal, prandaj ta bëjmë këtë përpjekje të gjithë së bashku. Kështu që shumë mirënjohje për të gjithë mësuesit e Shqipërisë”, tha Rama para fëmijëve në Lezhë.