E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

“S’është debat ky, shumë banale!”/Zyrtari i lartë largohet nga emisioni (VIDEO)

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Haki Abazi, ka lënë studion televizive ku diskutohej mbi raportet e qeverisë së Albin Kurtit me aleatët. Në kohën kur po diskutonin për Marrëveshjen e Washingtonit, Abazi ka vendosur që të largohet nga emisioni, duke pretenduar se debati ishte banal për të. Përmes një postimi në Facebook, ai ka treguar arsyet e këtij akti.

“… kam lëshuar studion në kanalin 10 për të mos qenë as pranues e as kontribues i nivelit të ulët të debatit, gjuhës vullgare dhe ofenduese dhe tendencës që nëpërmjet zhurmës të pamundësohet biseda konstruktive”, ka shkruar ai.

Postim i plotë:

Gjuha dhe sjellja vullgare në studio dhe përgjithësisht në hapësirën mediale është e papranueshme. Tolerimi ndaj nivelit jorespektues dhe joprofesional që ka qëllim vullgarizimin e debatit, dërgon në rritje të dhunës në shoqëri dhe normalizim e pranim të asaj dhune që eksponencialisht është në rritje në shoqërinë tonë dhe po godet me të dobëtit dhe më të pambrojturit. Debatit që i mungojnë faktet dhe argumentimi por edhe gadishmëria për të pranuar argumentimin e tjetrit, e dëmton temën, nuk lejon thellim dhe shkakton tension e konfuzion tek audienca. Koha  e thjeshtëzimeve dhe debateve  me fraza se a “je proamerikan apo antiamerikan” për  konsum medial  ka kaluar. Zhvillimi nuk vije nga serviliteti ndaj askujt, por nga të dhënat, kerkimet shkencore dhe analizat studimore që projektojnë zhvillimin e qëndrueshëm shoqëror dhe ekonomia regjenerative. Sonte kam lëshuar studion në kanalin 10 për të mos qenë as pranues e as kontribues i nivelit të ulët të debatit, gjuhës vullgare dhe ofenduese dhe tendencës që nëpermjet zhurmës të pamundësohet biseda konstruktive. Në debate nuk duhet patjetër të këtë fitues, dhe nese ky është qëllimi dhe qëllim në vete është mepatjetër krijimi i përceptimit mbi të vërtetën dhe realitetin e bazuar ne fakte për shpërqëndrim të fokusit, e deklarime krejt spekulative, atëherë kjo formë nuk meriton të ushqehet si diskurs publik dhe jemi përgjegjës të kthehemi te e vërteta.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...

VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Një volejbollist ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Volejbollisti 26-vjeçar i identifikuar si Eraldo...

Debati në PD, Basha-Berisha na sjell edhe njëherë debatin për sovranitetin

Nga: Ben Andoni Në Shqipëri është e prerë dhe e menjëherë-pranueshme se nëse e thotë diçka apo e artikulon ambasadori i SHBA-së, atëherë deklarata ka...