E diel, 7 Mars, 2021
15 C
Tirana

Sërish shifra të larta, mbi 700 raste të reja me Covid-19

Covid-19 u ka marrë jetën edhe 7 personave në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e vdekjes janë nga Tirana, Fieri, Kuçova, dhe Kruja.

Kurba e koronavirusit në vend mbetet e lartë, teksa sipas raportit ditor, të infektuar janë shënuar edhe 786 pacientë, nga 3.3513 testime të kryera.

Nga virusi janë shëruar edhe 489 persona, ndërsa raste aktive 26,747.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

291 raste në Tiranë, 55 në Vlorë, 39 në Elbasan, 33 në Durrës, 25 në Kavajë, nga 24 raste në Krujë, Fier, 19 në Kurbin, 18 në Lezhë, nga 17 raste në Shkodër, Kukës, Lushnje, nga 14 raste në Kamëz, Mat, nga 13 raste Pogradec, Sarandë, 12 në Dibër, nga 10 raste në Korçë, Berat, Kuçovë, 9 në Shijak, nga 8 raste në Mirditë, Gjirokastër, nga 7 raste në Ura Vajgurore, Divjakë, 6 në Librazhd, nga 5 raste në Tepelenë, Belsh, Gramsh, nga 4 raste në Has, Delvinë, Skrapar, Cerrik, nga 3 raste në Mallakastër, Roskovec, Memaliaj, Kolonjë, Patos, nga 2 raste në Rrogozhinë, Përmet, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Prrenjas, Vorë, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Bulqizë, Peqin, Klos.

Viktima – 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 53- 83 vjeç.

Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 489 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 43,384 që nga fillimi i epidemisë.

Të shtruar në spitale – Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Lexo edhe :   Rënie e lehtë e të infektuarve nga Covid, numri i viktimave mbetet i lartë

COVID-19 – Statistika (23 Janar 2021)

Raste të reja ditore 786

Lexo edhe :   Tragjike në Rubik/ Familja me 3 anëtarë shuhet nga Covid-19 brenda një jave

Të shëruar në 24 orë 489

Të shtruar në spitale 271

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 3513

Testime totale 331,287

Raste pozitive 71,441

Raste të shëruara 43,384

Raste Aktive 26,747

Humbje jete 1310

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 15654

Fier 1975

Durrës 1502

Shkodër 1341

Elbasan 1113

Vlorë 1049

Lezhë 1000

Korçë 893

Berat 798

Gjirokastër 529

Dibër 486

Kukës 407

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Drama e Sir Alex-it

Sir Alex Ferguson tha se kishte frikë se nuk do të ishte më kurrë në gjendje të fliste përsëri pasi pësoi një hemorragji në...

Itali/ Milani kërkon të rigjejë busullën

Një problem muskular e ka shtuar Ante Rebic-in në një listë të gjatë lëndimesh tek ekipi i Milanit të vendit të dytë përpara transfertës...

Spanjë/ Sot derbi i madh i Madridit, loja bëhet serioze

Atletico Madrid pret Real Madridin në një derbi të kryeqytetit spanjoll që do të lërë gjurmë në garën për titull. Atletico kryeson kampionatin dhe...

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...