E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Serie A/ Pas largimit të Kontes, Murinjo piketon titullarin e Interit

Ndarja mes Kontes dhe Interit është tashmë zyrtare dhe tani gjithçka ndryshon te bluzinjtë. Interi po ndjek Allegrin, edhe pse në disavantazh ndaj Juventusin, për stolin, siç thuhet nga Calciomercato.it, por tani vihet në dyshim e ardhmja e disa lojtarëve. Disa shitje të kalibrit të lartë janë të mundshme prej financave dhe ndonjë largim tjetër që mund të lidhet me ikjen e trajnerit kampion: pa teknikun, disa nga ‘besnikët’ e tij mund të ndryshojnë ambjent. Dhe në një të tillë rast Hoze Murinjo, i sapoemëruar tek Roma, është gati të përfitojë.

Bëhet fjalë për Milan Skriniar, mbrojtësin sllovak i cili është rritur në mënyrë eksponenciale te Interi vitet e fundit, duke garantuar qëndrueshmëri dhe besueshmëri të madhe. Për Romën e tij në ndërtim, ‘Special one” kërkon një qëndror që mund të jetë dominues pikërisht si Milani. Portugezi mendohet se e ka dashur atë që kur ishte drejtues i Mançester Junajtidit dhe më pas tek Totenhemi. Sipas ‘Interlive’, Roma së shpejti do të paraqesë një ofertë për Skriniarin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...