Serie A , Interi rrit distancën, Juventusi për ibret

Seria A – Java e 29-të

Suksesi ndaj Bolonjës shkëput Interin në +8 nga Milani me një ndeshje më pak.

Barazimet e ‘rosonerëve’ dhe Juventusit favorizojnë Atalantën dhe Napolin:

tani Atalanta e Gjimshitit është jo më shumë se dy pikë nga Milani, ndërsa blutë napoletanë kapin Juven duke pritur ndeshjen e drejtpërdrejtë.

Lazio kalon Romën në pozitën e gjashtë pas fitores ndaj Specias dhe barazimit të Romës ne transfertë

Rezultatet:

Milano 1-1 Sampdoria

Atalanta-Udinese 3-2

Benevento 2-2 Parma

Cagliari 0-2 Verona

Genova 1-1 Fiorentina

Lazio 2-1 Spezia

Napoli 4-3 Crotone

Sassuolo 2-2 Roma

Torino-Juventus 2-2

Bolonja 0-1 Inter