E mërkurë, 4 Gusht, 2021
35.5 C
Tirana

Serbia siguron llojin e pestë të vaksinës kundër koronavirusit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia ka siguruar llojin e pestë të vaksinës kundër koronavirusit nga kompania farmaceutike amerikane, Moderna.

Vuçiq tha të enjten se dozat e kësaj vaksine do të arrijnë në Serbi në tetor.

Qytetarët serbë janë vaksinuar deri më tash me vaksina të siguruara nga Rusia dhe Kina, si dhe nga kompania amerikane Pfizer/BioNTech dhe ajo anglo-suedeze AstraZeneca.

Vuçiq tha se Serbia, në këtë moment, ka 1.3 milion vaksina kundër koronavirusit, të cilat janë në dispozicion për qytetarët.

Ai u bëri thirrje epidemiologëve që të marrin vendim, nëse qytetarët duhet të vaksinohen me dozën e tretë ose jo.

“U bëj thirrje njerëzve që të vaksinohen, sigurisht do të na duhet edhe doza e tretë”, tha Vuçiq.

Ditë më parë, kompania farmaceutike Pfizer ka thënë se do të kërkojë nga autoritetet shëndetësore miratimin e dozës së tretë përforcuese.

Kompania ka përmendur një rrezik në rritje të infeksionit gjashtë muaj pas imunizimit me dy doza, por nuk i ka ndarë ende të dhënat që tregojnë për atë rrezik.

Vuçiq tha të enjten se në ditët në vijim, Instituti “Torlak” i Serbisë do të nxjerrë serinë e parë të vaksinës ruse Sputnik V, ndërsa, muajin e ardhshëm, shtoi ai, do të vendoset gurthemeli i fabrikës për prodhimin e vaksinës kineze Sinopharm në Serbi./REL

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

VIDEO/Rama i shpalli ‘luf*ë të hapur’, Peleshi shfaqet me Dritan Lelin në Vlorë

Situata me zjarret është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit. Flakët kanë mbërritur edhe në zonat e banuara, duke ndezur sinjalin SOS në Gjirokastër, Dukat,...

Verbëria e rutinës së dorëzimit të përditshëm

Nga: Agim Baçi Shpesh njerëzit tregohen të verbër, ose bëjnë sikur!”, tha shkrimtari portugez Jose Saramango në ceremoninë e marrjes së çmimit “Nobel” në vitin 1998, duke...

Humbi jetën mes flakëve/ Shoku i viktimës: Nuk kishim zjarrfikëse

Detaje të reja të rënda kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur dje në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku mbeti...

E vr*u për pronën/ “I trembem hakmarrjes”, vëllai i vras*sit kërkon mëshirë

Pak ditë më parë, një sherr mes kushërinjve për pronën në Lushnje përfundoi me një të vrarë. Autori i krimit, Kastriot Hasalla pritet të...

‘Cënoi besimin e publikut’, KPA shkarkon prokurorin e Krimeve të Rënda

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), shkarkoi nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Në vendim thuhet se Hajdarmataj ka cënuar besimin...