E hënë, 27 Shtator, 2021
20.5 C
Tirana

Serbia kërkon ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së

Serbia ka paraqitur pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, kërkesën për ekstradimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Tomor Morina, i arrestuar nga policia maqedonase, në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë. Detaje tjera mbi kërkesën e palës serbe nuk jepen, ndërkohë që lidhur me këtë kërkesë duhet të vendos Ministria e Drejtësisë në Shkup.

Këshilli i Gjykatës Penale për krim të organizuar në Shkup, ka refuzuar të premten kërkesën e palës mbrojtëse për lirimin nga paraburgimi 30-ditor të Tomor Morinës. Avokati i Morinës, Naser Raufi për Rel, ka shprehur besimin për një epilog pozitiv në procedimin e mëtejmë lidhur me këtë rast. “Po punohet shpejt në këtë rast dhe pasi Beogradi të dërgojë dokumentacionin, unë do t’i shoh së bashku me Tomorin, por unë nuk besoj se do të dërgojnë diçka mbi pretendimet e tyre. Në fund vendos ministri i Drejtësisë, pra qeveria. Mendoj se punët janë mirë”, ka deklaruar avokati Raufi.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane i Maqedonisë së Veriut,, Bujar Osmani e ka quajtur “veprim të patolerueshëm” arrestimin e Morinës duke kërkuar nga institucionet lirimin e menjëhershëm të tij. “Morina duhet të lirohet. Është vërtetë e tmerrshme kjo që ka ndodhur, sepse kjo ndikon në marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Kërkesa e Serbisë vlen për qytetarët e saj, ndërsa ne qytetarët e Kosovës i kemi pranuar si qytetarë të Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

Kryeministri, Zoran Zaev ka thënë se në këtë rast do të veprohet në përputhje të plotë me ligjet vendore dhe ndërkombëtare. Arrestimi i Tomor Morinës ka nxitur reagime të shumta në Prishtinë e cila ka kërkuar nga Shkupi lirimin e menjëhershëm të Morinës, si dhe të hedhë poshtë “urdhrat politike për arreste të lëshuara nga Beogradi”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...