E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Serbi/ Brnabiç për Kurtin: Le ta padisë Serbinë për gjenocid, ta provojë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi sot se nuk ka bisedime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe se “nuk do të ketë marrëveshje”, shkruan Danas.

Bërnabiç përsëriti se takimi në Tiranë ishte “shumë i stuhishëm dhe i vështirë” dhe se ishte takim përgatitor për 15 qershorin në Bruksel, ku Kurti do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

E pyetur se si e komenton ajo faktin që Kurti e akuzon Serbinë për gjenocid, Bërnabiç tha se ai është “një fanatik ideologjik me pragmatizëm zero”.

“Ai kërcënon Serbinë me procese gjyqësore për gjenocid çdo ditë. Le ta bëjë një proces gjyqësor dhe pastaj le të thotë çfarë të dojë, le ta provojë atë që ka, por mos të kërcënojë, sidomos jo në takimet rajonale, sepse atëherë ai bën cirk”, tha ajo për TV Prva.

Ajo vlerësoi se, për sa i përket dialogut me Kosovën, “gjërat janë të vështira dhe do të jenë gjithnjë e më të vështira”.

“Fakti që tani kemi elita politike në Prishtinë, njerëz që nuk duan të flasin, është një katastrofë për të gjithë rajonin dhe do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për presidentin (Vuçiç) më 15 qershor”, u shpreh ajo./gazeta ekspress

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Kosovë, mbi 70 raste të reja me koronavirus

Bashkia merr pronësinë e Teatrit/ Budina: Meta dhe Basha të mos heshtin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka protestuar ndaj vendimit të qeverisë për t’i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Regjisori...

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...