Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Serbi/ Arrestimi i aktivistëve, vazhdon bllokada e gjykatës në Novi Sad

10 muaj ago
in Rajoni
Serbi/ Arrestimi i aktivistëve, vazhdon bllokada e gjykatës në Novi Sad

Në Novi Sad po zhvillohet dita e pestë e bllokadës së Gjykatës së Lartë, në shenjë proteste për ndalimin e gjashtë aktivistëve dhe studentëve që ndodhen në paraburgim prej më shumë se dy muajsh, nën akuzat për përpjekje për ta rrëzuar rendit kushtetues.

Bllokada më 15 maj, me thirrjen e studentëve, pasi gjykata mori vendim për zgjatjen e paraburgimit aktivistëve dhe studentëve.

Studentët, bashkë me qytetarë dhe aktivistë, qëndruan para gjykatës edhe gjatë fundjavës. Ashtu si në ditët e para të protestës, edhe të hënën në mëngjes qytetarë, studentë dhe aktivistë u mblodhën para ndërtesës së gjykatës, ndërsa policia ishte e pranishme pranë hyrjes kryesore.

Të gjitha hyrjet ishin të bllokuara, dhe organizatorët thanë se do të qëndrojnë aty deri në lirimin e të ndaluarve. Studentët u bënë sërish thirrje punonjësve të përfshirë në çështjen gjyqësore që të shkojnë në punë.

“Nuk ka nevojë të futen nga hyrjet anësore, le të hyjnë nga kryesorja do t’i lejojmë”, deklaruan ata.

Para gjykatës ndodhej edhe familja e profesoreshës dhe aktivistes nga Novi Sadit, Marija Vasiq, e cila ndodhet në grevë urie në paraburgim. Ajo u transferua në fundjavë në spitalin e burgut në Beograd për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
I biri, Millan Çanak, tha se familja nuk ka marrë asnjë informacion zyrtar për gjendjen e saj. Marija Vasiq e nisi grevën më 13 maj.

Të hënën reagoi edhe Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, duke thënë se të gjitha informacionet e lejueshme me ligj për gjendjen shëndetësore të Marija Vasiqit janë të disponueshme për publikun qysh nga fillimi. Sipas komunikatës, në ditën e parë të transferimit të saj në spitalin e burgut në Beograd, autoritetet njoftuan se ajo ishte vendosur në terapi me infuzion dhe se përkujdesja ndaj saj vazhdon në Spitalin Special të Burgut pas zhvendosjes nga Novi Sadi.

Aktivistët nga Novi Sadi – Mlladen Cvijetiq, Srxhan Gjuriq, Lazar Diniq, Lado Jovoviq, Davor Stefanoviq dhe Marija Vasiq – u arrestuan më 14 mars, një ditë para një proteste masive në Beograd.

Ata akuzohen për përgatitje të veprës penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë. Para arrestimit të tyre, në televizione proqeveritare me mbulim kombëtar u transmetua një audio-incizim i një bisede të përgjuar gjatë një takimi të aktivistëve, ku diskutohej për planet që gjatë protestës në Beograd të promovohej ideja e një qeverie kalimtare dhe të organizohej një hyrje në ndërtesën e Radiotelevizionit të Serbisë.

Më 15 maj, avokatët e të ndaluarve dorëzuan ankesë kundër vendimit të gjykatës për zgjatjen e paraburgimit për edhe 30 ditë.

Për lirimin e të ndaluarve më parë janë bërë thirrje nga studentët protestues, asamble qytetare, dhjetëra organizata joqeveritare dhe Parlamenti Evropian./REL

TË LIDHURA

Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar
Rajoni

Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar

10:09 | 13/03/2026
Analiza e REL: Arsyet pas përçarjes Osmani-Kurti
Rajoni

Analiza e REL: Arsyet pas përçarjes Osmani-Kurti

19:56 | 12/03/2026
Pakti Rama-Meloni, gjykata e Apelit të Romës vë në pikëpyetje ligjshmërinë e protokollit për kampet
Rajoni

Pakti Rama-Meloni, gjykata e Apelit të Romës vë në pikëpyetje ligjshmërinë e protokollit për kampet

12:50 | 12/03/2026
Next Post
Evropiani U-17 për herë të parë në Shqipëri, Kombëtarja sfidon Portugalinë

Evropiani U-17 për herë të parë në Shqipëri, Kombëtarja sfidon Portugalinë

Çështja “Partizani”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin

Çështja “Partizani”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin

“Kanceri na prek të gjithëve”, Joe Biden

“Kanceri na prek të gjithëve”, Joe Biden







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Një ditë pas seancës për Ballukun, Rama sot konferencë për shtyp
Aktualitet

Një ditë pas seancës për Ballukun, Rama sot konferencë për shtyp

by mirseda
11:25 | 13/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama do të mbajë mesditën e sotme një konferencë për shtyp. Dalja publike e kreut...

Izraeli: Do shkatërrojmë infrastrukturën e Hezbollahut

Izraeli: Do shkatërrojmë infrastrukturën e Hezbollahut

11:23 | 13/03/2026
Plagoset minatori i kompanisë “Tete Albania”, aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç

Plagoset minatori i kompanisë “Tete Albania”, aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç

11:23 | 13/03/2026
Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë

11:22 | 13/03/2026
Tender 2.2 mld lekë në ARRSH, GJKKO pushon çështjen për 6 zyrtarë

Tender 2.2 mld lekë në ARRSH, GJKKO pushon çështjen për 6 zyrtarë

10:57 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com