Kronikë

I dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit/ Sëmuret ish-polici grek, transportohet me urgjencë në spital


               Publikuar në : 11:27 - 09/10/19 Enno

I dyshuari për vrasjen e Devi Kasimit, 41-vjeçari grek,Efthymiou Efthymious, është transportuar me urgjencë nga paraburgimi i Elbasanit në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli”, raporton “Report Tv”.

Kasmi u ekzekutua pranë shtëpisë së tij në Tiranë më 29 janar. Identifikimi i autorit të vrasjes Efthymiut, dhe pjesëtarëve të tjerë u bë nga kamerat e sigurisë. Pak ditë më parë, për kryerjen e këtij krimi përfunduan në pranga pesë persona, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje nuk janë zbardhur ende. Autoritetet blu dyshojnë se persona ende të paidentifikuar paguan për ekzekutimin e Kasmit duke kontaktuar ish-policin grek.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT