Po zhvillohet në këto momente mbledhja e Kuvendit dhe Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku nuk ka mundur që të marrë pjesë, edhe pse ka qenë e para në rendin e ditës.
Njoftimi për mospjesëmarrjen e Markut në seancë është bërë me anë të një letre drejtuar Kuvendit, në të cilën shkruhej se prokurorja nuk do mund të ishte dot pjesë e mbledhjes për shkak të problemeve shëndetësore.
“Sot ndodhem në pamundësi të marr pjesë në raportim. Arsyet janë shëndetësore”, thuhej në letrën e Arta Markut.
Raportimi i sotëm pritej me mjaft interes për shkak të zhvillimeve të mëdha që ka pasur kohët e fundit me çështjet që janë ende nën hetim, pasi Marku pritej të bënte publike analizën vjetore të Prokurorisë së Përgjithshme.
Nga ana tjetër KLP pritet të organizojë një mbledhje për të shqyrtuar dokumentet e kushteve ligjore që janë dorëzuar nga 4 kandidatët për Prokurorinë e Përgjithshme.