Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Sëmundja e Merkelit mund të shënojë një fillim të ri për Gjermaninë

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Sëmundja e Merkelit mund të shënojë një fillim të ri për Gjermaninë

Nga Matthew Qvortrup, “CNN”

Të gjithë mediat e botës, ishin të enjten në të njëjtën gjatësi vale. “Merkel u pa duke u dridhur në mënyrë të pakontrolluar, për herë të dytë në pak ditë” raportoi “The Sun”, tabloidi i njohur britanik. Histori të tilla, mund të mos jenë të habitshme për një gazetë, e cila që nga kriza e refugjatëve në vitin 2015, nuk ka lënë t’i shpëtojë asnjë rast për të parashikuar fundin e afërt të Angela Merkelit, kancelares së Gjermanisë dhe politikanes më të fuqishme të Evropës.

Vetëm se këtë herë, tabloidit iu bashkuan shumë media të tjera. “Ajo është mirë me shëndet”,  ishte mesazhi zyrtar që u shpërnda nga 1 Willy-Brandt-Strasse, adresa zyrtare e kancelares gjerman, ekuivalentja e Shtëpisë së Bardhë. Por zëdhënësi i saj zyrtar, Stefan Seibert, zgjodhi të heshtë.

Në fakt, në postimin e tij të fundit në Twitter, ai raportoi vetëm që Merkel ishte e pranishme në betimit të ministres së re të Drejtësisë, Christine Lambrecht. Por ai nuk komentoi asgjë mbi atë ndodhi para kamerave. Ndoshta sepse pikërisht aty nisi të dridhej zonja Merkel.

Pamjet televizive tregonin Merkelin që qëndronte pranë ministres së re dhe presidentit të vendit Frank-Walter Steinmeier. Papritmas, teksa presidenti po fliste, Merkel filloi të dridhej e gjitha. Për të qenë të ndershëm, jo në “mënyrë të pakontrolluar”, siç sugjeruan disa.

Por ajo ishte dukshëm e sëmurë, ndërsa i mbante krahët më forcë mbështetur pas trupit. Iu ofrua një gotë ujë, por ajo nuk e piu. Incidente të tilla, do të ishin në çdo rast pjesë e lajmeve të përditshme. Por ajo që e bën edhe më alarmante këtë çështje, është se Merkel pësoi një episod të ngjashëm disa ditë më parë, gjatë takimit me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelensky. Për atë ngjarje u fajësuan temperaturat e larta, dhe vetë Merkel tha se nuk kishte pirë ujë mjaftueshëm dhe ishte dehidratuar.

Heshtja e zëdhënësit të saj ndaj këtij incidenti, dhe faktin që ai ndodhi vetëm një javë pas një episodi të ngjashëm, është shqetësuese. Merkel, 64-vjeçe është ende relativisht e re. Por të punosh për ora të gjata në një ditë për 14 vjet rresht (ajo u bë kancelare në vitin 2005), nuk është e shëndetshme për askënd.

Që politikania më e fuqishme grua në historinë e demokracisë, nuk është mirë nga shëndeti në një periudhë krize, kjo është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi të gjithë. Dhe sëmundja e saj, nuk mund të vinte në një kohë më të keqe sesa kjo. Nëse Merkel është vërtetë e sëmurë, Gjermania, dhe po kështu edhe pjesa tjetër e Evropës, janë duke u përballur me një krizë në një moment shumë të papërshtatshëm. Ose të paktën kështu është thënë.

Në Gjermani, shpresohej që Merkeli të qëndronte në detyrë deri në zgjedhjet e ardhshme federale në vitin 2022. Por partia e saj, Unioni Kristian Demokrat (CDU), ka pësuar rënie në votimet e fundit; dhe me 25 për qind, ata janë shumë pranë të Gjelbërve.

Për më tepër, partneri i koalicionit të Merkel, Social Demokratët e qendrës së majtë (SPD), kanë pësuar një rënie elektorale katastrofike. Me vetëm 12 për qind të votave, kjo parti është vetëm pak vota përpara partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, AfD.

Nëse Merkel do të tërhiqej për shkak të sëmundjes, nuk është e sigurt se pasardhësja e saj e caktuar prej saj Annegret Kramp-Karrenbauer (e njohur shkurt si AKK), do të marrë përsipër postin e kancelares.

Por as SPD, dhe as CDU (dhe partia e saj CSU), nuk janë të interesuar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Atëherë, çfarë do të ndodhë? Sipas mençurisë konvencionale, ekzistojnë dy skenarë:ose Merkeli e merr vetën dhe e çon deri në fund mandatin e saj, ose AKK e pason në detyrën e kancelares, si udhëheqëse e koalicionit CDU-SPD.

Por asnjë prej këtyre skenarëve nuk duket i besueshëm, në dritën e sëmundjes së Merkelit, dhe as në dritën e shfaqjes së dobët të CDU-së në zgjedhjet parlamentare evropiane. Një mundësi tjetër është që Merkel tërhiqet, dhe AKK-ja formon një qeveri koalicioni me të Gjelbrit, dhe me Demokratët e Lirë që lobojnë fort pro tregut të lirë.

Tashmë ky lloj koalicioni ekziston në landin e Shlezvig-Holshtainit, ku lideri i Partisë së Gjelbër Robert Habeck është zëvendëskryeministër. Ky koalicion, do të kishte shumicën në Bundestag, dhe do të gëzonte një mbështetje popullore.

Kështu, sëmundja e mundshme e Angela Merkelit, mund të çojë në një qeveri më të qëndrueshme. Politika gjermane, është tronditur nga zërat mbi problemet shëndetësore të kancelares, por nuk duhet të nxitojë në arritjen e përfundimeve të gabuara./ Tirana Today

Tags: fillimMerkelper Gjermaninesëmundjashënojëte ri

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
PD përgënjeshtron KQZ-në, vetëm 10% e shqiptarëve kanë votuar

PD përgënjeshtron KQZ-në, vetëm 10% e shqiptarëve kanë votuar

15.5% pjesëmarrje në zgjedhje? Zguri: Nuk janë shifra zyrtare

15.5% pjesëmarrje në zgjedhje? Zguri: Nuk janë shifra zyrtare

Futet dy herë për të votuar, ish-deputeti: Shikoni sa të rregullta janë zgjedhjet

Futet dy herë për të votuar, ish-deputeti: Shikoni sa të rregullta janë zgjedhjet







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Trump largon Richard Grenell nga drejtimi i Qendrës ”Kennedy”
Bota

Trump largon Richard Grenell nga drejtimi i Qendrës ”Kennedy”

by mirseda
14:31 | 14/03/2026
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vendosur që të largojë Richard Grenell nga drejtimi i Qendrës Kennedy...

“Është thuajse i mposhtur”/ Trump: Irani kërkon një marrëveshje, por unë nuk e dua!

“Është thuajse i mposhtur”/ Trump: Irani kërkon një marrëveshje, por unë nuk e dua!

14:06 | 14/03/2026
E rëndë në Maliq/ E moshuara gjendet e pajetë në banesë

E rëndë në Maliq/ E moshuara gjendet e pajetë në banesë

14:05 | 14/03/2026
Anija greke goditet me raketë në Detin e Zi, në bord ndodheshin 24 persona

Anija greke goditet me raketë në Detin e Zi, në bord ndodheshin 24 persona

14:01 | 14/03/2026
Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

13:32 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com