E hënë, 24 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme medikamentesh kontrabandë

Policia Kufitare në portin e Durrësit ka sekuestruar një sasi të madhe medikamentesh, që po tentonin të futeshin kontrabandë në vend. Në sajë të operacionit të koduar “Ndihmat” është arrestuar një punonjëse sociale e një institucioni privat, për kujdesin ndaj të moshuarve, si dhe është shpallur në kërkim shefi i Shërbimeve pranë Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhë.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasja A. B., 56 vjeçe, lindur ne Mat dhe banuese në Itali, punonjëse sociale në një institucion privat për kujdesin ndaj të moshuarve në Itali. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. P., 33 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë shef i Shërbimeve pranë Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhë.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Fnanciar, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit Doganor në Degën e Doganës Durrës, kanë ndaluar për kontroll një automjet. Brenda tij ndodheshin nje sasi medikamentesh mjekësore të ngarkuara në një depo për grumbullimin e ndihmave humanitare në Firence, Itali, me qëllim transportimin e tyre në Shqiperi. Me pretendimin se janë ndihma humanitare, për një shoqatë në qytetin e Lezhës.

Njoftimi

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndihmat”.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim specialistet e Hetimit Doganor.

Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme medikamentesh kontrabandë.

Vihet në pranga një punonjëse sociale e një institucioni privat për kujdesin ndaj të moshuarve, si dhe shpallet në kërkim shefi i Shërbimeve pranë Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhë.

Në kuadër të luftës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës u finalizua operacioni policor i koduar “Ndihmat”, në kuadër të të cilit u sekuestrua një sasi e konsiderueshme medikamentesh kontrabandë. Gjatë operacionit u arrestua shtetasja A. B., 56 vjeçe, lindur ne Mat dhe banuese në Itali, punonjëse sociale në një institucion privat për kujdesin ndaj të moshuarve në Itali. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. P., 33 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë shef i Shërbimeve pranë Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhë.

Lexo edhe :   Zbulohet laboratori i kriptomonedhave në Durrës
Lexo edhe :   Zbulohet laboratori i kriptomonedhave në Durrës

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Fnanciar, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit Doganor në Degën e Doganës Durrës, kanë ndaluar për kontroll një automjet brenda të cilit ndodheshin nje sasi medikamentesh mjekesore të ngarkuara në një depo për grumbullimin e ndihmave humanitare në Firence, Itali, me qëllim transportimin e tyre në Shqiperi, me pretendimin se janë ndihma humanitare për një shoqatë në qytetin e Lezhës.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasve A. B.dhe A. P., si te dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda me mallra të licensuara” dhe “Shpërdorim detyre”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mungonin avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatos Tushes

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë në datën 2 shkurt seancën në ngarkim të Fatos Tushes, ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe...

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...