Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia pas një kontrolli në banesën e tij në Shkodër. Margjin Livallit iu gjetën në shtëpi 10 thasë brenda të cilëve kishte 87 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila pas peshimit ka rezultuar 115 kilogramë.
Gjithashtu, policia ka arrestuar në flagrancë poseduesin e lëndës narkotike për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.