E hënë, 18 Janar, 2021
-4 C
Tirana

Segmentet me rrezik/ 4 rrugët ku do të ndërhyjë ARRSH nga Valbona tek llixhat e Bënjës

Autoriteti Rrugor Shqiptar do të ndërhyjë në të paktën katër rrugë në vend, në funksion të përmirësimit për të eliminuar rrezikun e aksidenteve.

Në një procedurë të veçantë, ARRSH ka njoftuar se do të ndërhyjë në segmentin Skuraj-Burrel-Peshkopi një rrugë interurbane dytësore, me gjatësi 118 kilometra. Sipas dokumenteve, gjendja e përgjithshme e rrugës është e mirë, duke qenë se është një rrugë e re, por ndërhyrjet do të konsistojnë në kompletimin me barriera mbrojtëse metalike.

Për shkak të kushteve klimatike dhe përbërjes gjeologjike të zonës ku kalon rruga ka nevojë për të parë më mirë aspektin e rrëshqitjes së dherave apo cedimeve të vogla. Rruga kalon në një zonë me potencial turistik siç është Parku i Korabit.

Segmenti i dytë ku do të ndërhyhet është segmenti Bajram Curri – Valbonë, një rrugë interurbane dytësore me gjatësi 27 kilometra. Sipas ARRSH, ky segment shtrihet paralelisht me lumin e Valbonës me një disnivel nga trupi i rrugës që varion nga 2-3 metra deri në mbi 50 metra dhe për këtë arsye rritet ndjeshëm rreziku në qarkullimin e mjeteve sidomos në periudhën e dimrit, prandaj është shumë e nevojshme vendosja e barrierave metalike mbrojtëse në këto zona.

“Për sa i përket sigurisë rrugore në këtë aks nuk ka pasur ndërhyrje të mëparshme, gjithashtu si pasojë e disa punimeve që po kryhen përgjatë bankinës së rrugës B. Curri – Valbone, ka pasur dëmtime të vijëzimit gjatësor. Bazuar në arsyet e mësipërme është e nevojshme ndërhyrja për përmirësimin/riparimin e sinjalistikës horizontale, si dhe përmirësimin e sigurisë rrugore në këtë segment”, thuhet në dokument.

Segmenti i tretë është Qafë Mali –Fierzë, një rrugë interurbane dytësore me gjatësi 57 kilometra. Në rrugë është parashikuar të vendosen barriera, si dhe të bëhen vijëzime.

Segmenti i katërt është Përmet – Çarshovë një rrugë Interurbane dytësore me gjatësi 27.8 kilometra. Në argumentin e autoriteteve vihet theksi te fakti që ky segment ka një potencial të madh turistik, pasi lidh qytetin e Përmetit me zonën e llixhave në Bënjë, si dhe potencial ekonomik, pasi çon në pikën e kalimit kufitar të 3 Urave.

Fondi limit për ndërhyrjen në këto akse është 208 milionë lekë, apo rreth 1.7 milionë euro./Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...