E enjte, 5 Gusht, 2021
21.5 C
Tirana

Akuza se plagosi policen/ 18-vjeçari: U hakmorën duke më thyer gishtat

Daniel Drobaj, 18-vjeçari që akuzohet se plagosi me kapsolle efektiven Ina Nuka, ka treguar sot në sallën e gjyqit dorën e tij të djathtë të fashuar.

Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për të riun, i cili pretendon se policia i ka thyer gishtat si hakmarrje për gjymtimin e polices.

Megjithatë, ai ka mohuar të ketë përdorur sende të jashtëligjshme, apo të ishte përgjegjës për gjymtimin e polices.

“Theksoj se kam pasur vetëm tre kapsolla të cilat i kam ndezur dhe i kam hedhur në drejtim të llamarinave që rrethojnë namazjan që po ndërtohet. Ka pasur një moment që disa punonjës të policisë kanë dashur të më ndalonin në protestën e mësipërme dhe unë nuk kam pranuar të më fusnin në makinë duke e konsideruar veprimin e tyre të padrejtë. Ndërkohë mes nesh kanë ndërhyrë disa persona të tjerë dhe vetëm e kam gjendur veten në turmë dhe kam ikur me vrap. Rreth orës 19:30 të datës 23.11.2018 ka ardhur babai im, shtetasi Viktor Drobaj dhe pasi ka biseduar me avokatin jemi nisur për t’u dorëzuar në Komisariatin e Policisë nr.3, sa jam larguar nga banesa që unë kisha qëndruar, kanë ardhur forcat e policisë më kanë vënë pistoletën në kokë duke m’u prezantuar si punonjës policie pasi më kanë futur në makinë kanë ushtruar dhunë ndaj meje në të gjitha format dhe duke më sharë gjatë gjithë rrugës deri kur kemi përfunduar në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Në ambientet e Drejtorisë Tiranë sjelljet kanë qenë korrekte dhe nuk është ushtruar asnjë dhunë”, thuhej në dëshminë e tij në polici të zbardhur nga ‘Neës 24’.

Lidhur me akuzat e tij ka reaguar edhe ish-kryeministri Berisha, i cili shkruan se ky ishte një akt primitiv hakmarrës që u bë me urdhër të Ramës.

“Ja si i thyen studentit te shkelqyer Daniel Drobaj gishtërinjtë, ne nje akt primitv hakmarrje, narkos-it me urdher te Edvin Kristaq Urrejtjes per nje akuze te pa provuar dhe fund e krye politike. Sb”, shkruan Berisha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Situatë alarmante nga zjarret në Shqipëri

Prej disa ditësh Shqipëria ndodhet e përfshirë nga zjarret, pothuajse në të gjithë territorin e saj. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Emergjencave...

I nxorrën fytit qumështin e dhisë së Karaburunit, kishte shijen e zjarrit

Nga: Lorenc Vangjeli Eqrem bej Vlora ka një përshkrim të jashtëzakonshëm të qelizës njerëzore shqiptare në librin e tij “Kujtime 1885 – 1925”. Evropianoperëndimori fisnik...

Moti bën kthesën e madhe, nesër priten reshje shiu

Nga nesër, gradualisht mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme, të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore. Moti...

Sa na kushton një zjarrvënie!

Nga: Dritan Hila Canadair, Viking, Bombardier jane emrat qe njihen avionët e shuarjes së zjarreve. Kushtojnë nga 35-65 milionë dollarë për njësi. Po kaq kushton...

Ekstradohet nga Greqia ish-anëtari i bandës së Cerrikut

Një ish-anëtar i Bandës së Cerrikut është ekstraduar nga Greqia. Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana është kryer ekstradimi i shtetasit Bashkim Buzani, 50-vjeç. Ky...