S’do ta besoni/ Ja sa kohë shpenzojnë femrat në mëngjes, për veshjen e duhur

Është tipike e një femre kur thotë që nuk ka asgjë për të veshur, ndërkohë që dollapi është plot. Ndonëse ato kanë shumë mënyra zgjedhjeje, gjithmonë do të gjejnë një arsye për tu vonuar.

Në bazë të një studimi në fundit kryer në Angli, një femre i duhet 17 minuta në ditë për të gjetur veshjen ideale, e përkthyer në shifra është 6 muaj jetë. Studimi i realizuar nga agjencia ‘Marks & Spencer”, femrat harxhojnë mesatarisht 17 minuta kohë çdo ditë në mëngjes, për të gjetur veshjen e “përshtatshme”.

Po kështu, nga ky kërkim rezultoi se 62% e femrave vuan prej “kapriçove të garderobës”. Ato u shprehën se nuk kishin çfarë të vishnin, edhe pse një pjesë e veshjeve të tyre ishin thuajse të paprekura.