Foto Galeri

“Sdi të mbajë djalin”, bum kritikash ndaj Meghan Markle (FOTO)


               Publikuar në : 13:15 - 21/01/20 M S

Përdoruesit e Twitter-it kanë kritikuar Meghan Markle, se ka rrezikuar djalin e saj, gjatë një shëtitje në natyrë.

Nuk është hera e parë që vijnë një lumë kritikash ndaj saj, për mënyrën sesi ajo e mban djalin.

Përdoruesit e rrjeteve sociale i kanë kërkuar Meghan Markle që të marrë këshilla nga një dado, se si të përdorë mbajtësen për fëmijë, pasi fotografitë e fundit të saj, tregojnë se dukesha ka qenë në vështirësi.

Meghan nxori Archie-n për ajër të pastër, së bashku me dy qentë që ka me Princin Harry.

Por qytetarët pretendojnë se djali i tyre 8-muajsh dukej paksa jo rehat në mbajtësen që nëna e tij mbante para.

 

 


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT